BREAKING NEWS

“Shpërthimi u dëgjua në të gjithë Durrësin”/ Dalin detaje të reja të rënda nga atentati me eksploziv ndaj efektives së Policisë (DYSHIMET)

“Shpërthimi u dëgjua në të gjithë
x

Aktualitet

“Bisedat disa i kemi bërë publike dhe disa jo”, shpëtoi pas 20 orësh nën rrënoja, Klajdi Qato ka një falenderim special për doktorin

“Bisedat disa i kemi bërë publike dhe disa jo”,

Klajdi Qato, i riu që i shpëtoi tërmetit edhe pse qëndroi 20 orë nën rrënoja, ka falënderuar sot mjekun që është kujdesur për të. Klajdi së bashku me doktorin Grei Malo, Koordinator i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile në fushën e shëndetësisë, kanë qenë sot në “E diela Shqiptare”.

Qato tha se mjekët i kishin dhënë shpresë dhe kurajo dhe e kishin mbushur me shpresë kur ishte nën rrënoja.

“Kam ardhur të të falenderoj edhe një herë për forcën që më dhe, gjatë 2 orëve më të vështira dhe më të gjata të jetës time. Bisedat që patëm bashkë, që disa i kemi bërë publike dhe disa jo, më dhanë optimizëm që unë arrita të jem këtu ku jam sot. U mbusha me shpresë që do ia dal. Gjithashtu të falenderoj pa masë dhe për diçka tjetër, që ti ke qëndruar pranë meje dhe familjes time edhe pas ndodhisë së 26 Nëntorit, duke i dhënë kurajo prindërve të mi, sidomos mamasë time, që e përballoi shumë keq situatën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Të falenderoj nga zemra doktor”, tha i riu.

Klajdi Qato mbijetoi 22 orë nën rrënoja në Thumanë. Gjatë gjithë kohës që ishte nën rrënoja Qato komunikoi më efektivët e ekipit të kërkim-shpëtimit, të cilët i dhanë shpresë se do dilte gjallë. I riu kur u shpëtua u prit me duartrokitje dhe i gjithë operacioni për shpëtimin e tij u transmetua live.