BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Blendi Gonxhe jep njoftimin e rëndësishëm dhe paralajmëron: Ja sa do të gjobiteni nëse qarkulloni me makina pa kolaudim

Blendi Gonxhe jep njoftimin e rëndësishëm dhe paralajmëron:

Automjetet që kanë qarkulluar prej kohësh në vend janë në gjendje tejet të rëndë. Praktikisht, një në katër makina rezulton jashtë standardit.

Këtë e tregon bilanci i 15 ditëve të para të kolaudimit që ka lënë në klasë 23% të mjeteve që u paraqitën për kontroll teknik. Për kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ky fakt nuk përbën aspak surprizë, duke ia atribuuar këtë përgjegjësi koncesionarit, por edhe vetë drejtuesve.

“Vumë re që fundi i koncesionit u shoqërua me lëshime. Jemi në kufijtë e një shërbimi që ka rrezikuar jetën e njerëzve.

Pamë një situatë skandaloze dy javët e para të rihapjes së shërbimit, veçanërisht në pjesë që nuk i shohim, mangësi të theksuara në pjesët xhenerike. Kjo nuk është përgjegjësi vetëm e një shërbimi të bërë keq, por edhe vetë drejtuesve të mjeteve. Tashmë po veprojmë me një ndërhyrje me tolerancë zero për paligjshmëritë absolute. Do të reformojmë të gjithë sistemin”.

Nuk rezultojnë pjesët e jashtme ato që kanë ceduar në kontrollin teknik të mjeteve që iu nënshtruan kolaudimit, por sistemi funksional i brendshëm, me pasoja fatale jo vetëm për drejtuesin e mjetit problematik, por edhe për të tjerët në rrugë.

Më konkretisht, mangësitë e theksuara që janë hasur në  dy javët e para të shërbimit të kolaudimit lidhen me sistemin e drejtimit, frenimit, pjesët xherike apo goma jashtë çdo lloj standardi.

“Goma të djegura, të shkatërruara, goma fushë, amortizatorë të këputur, koka bari gati duke dalë, susta të thyera, sistem amortizimi krejtësisht të shkatërruara, fenerë të thyer e të tjera. Dhe ta mendosh që mjetet e kontrolluara janë mjete të transportit të mallrave pasagjerëve e taksi, nuk kemi hyrë akoma te pjesa private”, sqaron drejtori i DPSHTRR-së, Gonxhe.

Nga 15 mijë mjetet e testuara, 1/3 e tyre kanë pasur mangësi vizuale e funksionale, një pjesë e konsiderueshme në sistemin e frenimit dhe shkarkimit të gazrave e po ashtu edhe në sistemin e drejtimit, përcjelljes së fuqisë në akse dhe amortizimit.

Është bërë e qartë tanimë prej kohësh që shërbimi i ri i kolaudimit nuk do të funksionojë njëlloj. Si lupa e kontrollit, ashtu edhe penalitetet për shkelësit e ligjit do të jenë më të rënda se më parë. Gjobë nga 40 deri në 100 mijë lekë për mjetet private e deri në heqjen e licencave për mjetet e shërbimit.

“Kontrolli i ri arkivon në dosjen e çdo makine gjetjet në automjet. Nuk mundesh më të ikësh nga një pikë në një tjetër për të kaluar kolaudimin. Nuk mund të bëhet më loja nga Tirana në Laç se ‘e kam rregulluar me njërin’. Nëse je në listë të zezë dhe del në muajin që ke afat për të bërë riparimet, të vetmet destinacione që mund të përshkosh janë drejt servisit ku je duke e riparuar dhe pikës së kolaudimit. Nëse mjeti kapet në rrugë me mendimin që nuk do ta shohë Policia, i pezullohen të gjitha licencat që ky mjet posedon. Mund të ketë licencë udhëtarësh, transporti mallrash ndërkombëtare apo kombëtare. Është një operacion i vërtetë nga të gjitha organet, të cilat do ta bllokojnë mjetin, fillimisht virutalisht në sistem e maps në rrugë. Gjobat janë shumë të rënda. Në rast se kapeni në rrugë pa kaluar kolaudimin, janë nga 40 deri në 100 mijë lekë”, bën të ditur Gonxhe.

Ndryshe nga automjetet personale ku do të veprohet me dorë të fortë që në krye të herës, urbanëve qytetas e ndërqytetas do t’u jepet më tepër kohë për shkak të flotës së madhe dhe rolit që kanë në shërbim të qytetarëve.

Nëse ato nuk reflektojnë edhe pasi DPSHTRR “iu tërheq veshin” fillimisht duke iu dhënë gjashtë muaj deri në një vit kohë për të rinovuar flotën e në rast se nuk veprojnë, sipas Gonxhes, operatorëve do t’iu hiqet licenca.

Më të lexuarat