Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Blindimi’ i institucioneve nga mijëra policë/ Ç’pritet të ndodhë në protestën e opozitës? Parlamenti rrethohet me tela me gjemba. Leje deri më…

Postuar: 25/05/2019 - 13:39

Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës kombëtare kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Me thirrjen e fortë drejtuar shqiptarëve për pjesëmarrje masive, dhe me garancinë se nuk do të ketë asnjë kthim pas e asnjë kompromis në kurriz të zgjedhjeve të lira e të ndershme, Basha ka përsëritur ftesën për bashkim në këtë protestë masive para kryeministrisë që nis në orën 19: 00.

Gjatë paradites, strukturat kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive. Mësohet se në polici është kërkuar leje për zhvillimin e protestës deri në orën 24:00 të mesnatës.

Para protestuesve, ashtu si edhe një protestë më parë, pritet të japë mesazhet e tij mes një fjalimi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë që nuk përjashtohet një lëvizje drejt Parlamentit të Shqipërisë, sikundër ka ndodhur edhe më parë.

Ndërkohë, si duket edhe në foto, Parlamenti eshte i rrethuar vec hekurave edhe me tela me gjemba per te ndaluar tentativat e mundshme te protestuesve per te hyre ne godine.

Për protestën janë angazhuar 1 700 punonjës policie. Nga Ministria e Brendshme njoftohet se do i jepet rëndësi e veçantë ruajtjes së institucioneve.

Rezultate imazhesh për Parlamenti rrethohet me tela me gjembaImazh i ngjashëm

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 13:49

Në një deklaratë për media, Gent Ibrahimi deklaroi se KLP po diskuton mundësinë që puna të nisë edhe kur vettingun ta kenë kaluar më pak se 10 kandidatë.

Postuar: 16/09/2019 - 13:22

Ka dalë sot para trupit gjykues Blendi Teta, i cili u arrestua për vrasjen e ish-policit Santiago

Postuar: 16/09/2019 - 13:11

Një 23-vjeçar u arrestua në Portin e Vlorës pasi akuzohet për shitjen e një motori të grabitur në

Postuar: 16/09/2019 - 12:47

Pas shkarkimit të Hysni Vatës si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Këshilli i Lartë

Postuar: 16/09/2019 - 12:28

Ditën e sotme Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 45-vjeçari,&nbs