BREAKING NEWS

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën në darkë, 2391 të vdekur

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën
x

Aktualitet

‘Blindohen’ qytetet kryesore të Shqipërisë, Policia shoqëron gjatë natës 120 persona (Detaje)

‘Blindohen’ qytetet kryesore të Shqipërisë, Policia

Forcat RENEA, Forcave të Rendit, Shqiponja-ve, FNSh-së dhe OFL-së, kanë nisur një aksion mbrëmjen e djeshme, ku deri tani kanë shoqëruar 20 persona. Operacioni vijon në qytetet si Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra dhe Laçi,  për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit dhe të basteve online. Burime bëjnë me dije se për mbi 50 persona do të prangosen, pasi për ta janë lëshuar urdhra ndalimi.

Sipas burimeve gjatë aksionit të policisë gjatë natës, efektivët kanë zbarkuar nëpër lokalet e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera për kontrolle të imtësishme për gjetjen e armëve ose sende të paligjshme, si dhe për të zbuluar se kush vijon zhvillimin e lojërave të fatit në kushtet e paligjshmërisë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë sekuestruar kamera të loklave dhe janë kryer kontrolle të imtësishme në makina.