BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Aktualitet

Bllokimi i Rinasit/ Kontrollorët zëvendësues kanë ardhur që mbrëmjen e djeshme, mësohet nga cili shtet janë dhe çfarë rruge ndoqën për të hyrë në vendin tonë

Bllokimi i Rinasit/ Kontrollorët zëvendësues kanë ardhur

Ministrja Belinda Balluku njoftoi se do të rinisin fluturimet në Aeroportin e Rinasit, duke filluar nga ora 15:00 do të jenë fluturimet speciale dhe nga mëngjesin i nesër për të gjithë udhëtarët.

Ndërkohë TCH bën të ditur se sipas përkthyeses së delegacionit turk, kontrollorët turq kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas, të cilët kanë ardhur nga Podgorica.

65 kontrollorë të trafikut ajror kanë ndaluar punën ditën e djeshme duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave si: rikthim i kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare e plotë për vitin 2020; një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.

Bllokimi i punës ka sjellë anulimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si dhe bllokimin e dozave të vaksinës që priteshin të vinin. Gjithashtu është krijuar sjellë kaos, ku dhjetëra qytetarë presin që nga dita e djeshme të fluturojnë në destinacionin e planifikuar.