Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bllokimi i rrugës në Kakavijë/ Shkon në 9 numri i të shoqëruarve grekë, mes tyre edhe politikani shqiptar

Postuar: 08/11/2018 - 20:20

Ka shkuar në 9 numri i të shoqëruarve deri tani në policinë e Gjirokastrës. Mes tyre edhe Babis Karathano, pjesë e Agimit të Artë. Sipas informacioneve të marra nga gazetarja e “Panorama”, Brikena Metaj, mësohet se të shoqëruarit po merren në pyetje për verifikim dokumentacioni.
 
Sakaq, në polici ka shkuar edhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, për të kërkuar sqarime.Pas thirrjeve anti-shqiptare në Bularat të Gjirokastër, polica ka shoqëruar dy persona, të cilët po verifikohen nga kanë hyrë në territorin e Shqipërisë.
 
Nëse kanë hyrje të rregullt do lejohen të vijojnë. Po kanë hyre ilegalisht do procedohen penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit, thonë burimet nga Policia e Gjirokastër.
 
Ndërkohë emrat e të proceduarve nuk janë bërë të ditur. Për këtë ngjarje kanë raportuar dhe mediat greke të cilat shkruan se në Policia janë shoqëruar 4 drejtues të lartë të komunitetit grek në Epirin e Veriut, janë marrë në pyetje nga policia shqiptare.
Mësohet se ata janë Bobby Karathano- Kryetar i Asociacionit Qendror të Epirit të Veriut, Thoma Stefos ish-anëtare e Këshillit të Përgjithshëm DEEEM Omonia, Christos Ntoutsi – Ish Zyrtari i Qarkut Upper Dropoli, Andrea Kourtis, Drejtori Komuna Heliopolis.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 23:26

Një 26-vjeçar, teknik për montimin dhe riparimin e kondicionerëve, humbi jetën pasi u qëllua me një plumb pistolete në kokë nga djemtë e pronarit të ndërtesës ku ai po punonte.

Postuar: 23/08/2019 - 23:02

Shtatë të rinj shqiptarë  të moshave 18-20 vjeç, u kapën nga policia nën akuzën e vjedhjes s

Postuar: 23/08/2019 - 22:50

Gazetarja Klodiana Lala foli në lidhje me dosjen 184, në të cilën shfaqen zyrtarë të lartë të sht

Postuar: 23/08/2019 - 22:38

Ministria e Mbrojtjes thotë se prej dy ditësh po luftohet me flakët në kurorën e gjelbër të Shëng

Postuar: 23/08/2019 - 21:42

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në zonën e "Unazës së Re&

Postuar: 23/08/2019 - 21:40

Mesa duket temperaturave të larta, erërave të nxehta dhe vapës ekstreme do t’i vijë fundi.