Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bllokohet fluturimi i një avioni në Rinas, piloti ishte i dehur

Postuar: 22/09/2018 - 20:55

Policia Kufitare e Rinasit bën me dije se ka bllokuar fluturimin e një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool.

Njoftimi i policisë:

Bllokohet nga Policia Kufitare fluturimi i një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi spanjoll E. L.,  47 vjeç.

Shtetasi E. L., është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka kosumaur akoool në masë të madhe.Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit.

Shtetasit E. L., pas kërkesës së  kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe  0,31mg/l testi i dytë.

Për sa mësipër pas konsultës me Prokurorin, shtetasi E.L,  u procedua penalisht në gjëndje të lirë dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.

Policia e Shtetit gjen rastin të falenderoj stafin e avionit të linjës së radhës, si dhe kompaninë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, si dhe pasagjerët e avionit për vonesën, por më mirë vonë po destinacion të sigurtë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 13:09

Krim i rëndë në Vlorë. Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Mësohet se ka pasur të shtëna me armë në zonën e “Ujit të Ftohtë në Vlorë”.

Postuar: 17/02/2019 - 12:52

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Vlorë.

Postuar: 17/02/2019 - 12:19

Policia e Shtetit njofton se ka proceduar penalisht një person nga Lezha, pasi pak para së të nis

Postuar: 17/02/2019 - 12:10

Ndër personat e arrestuar nga policia për dhunën e ushtruar në protestën e djeshme është edhe 42

Postuar: 17/02/2019 - 11:53

Kapen 8 kg marijuanë në stacionin e autobusëve në Igumenicë.

Postuar: 17/02/2019 - 11:38

Pas përfundimit të protestës së opozitës ditën e djeshme në Tiranës, policia ka nisur shoqërimin

Postuar: 17/02/2019 - 11:18

Policia ka dhënë shifrat zyrtare të personave të arrestuar pas protestës së djeshme të opozitës.