BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Bombë në makinë, Drejtoresha Kujdesit Shëndetësor në Shkodër u paralajmërua me mesazh për eksplozivin: Ishte numër i panjohur, s'kam konflikt me askënd

Bombë në makinë, Drejtoresha Kujdesit Shëndetësor

Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit, Suida Kuka deklaroi në Policinë e Shkodrës se është sinjalizuar nga një person i panjohur në telefon për tritolin e vendosur në automjetin e saj ditën e djeshme. 24 orë pasi skuadra e xhenios realizoi shpërthimin e komanduar të një sasie eksplozivi në gomën e parë të automjetit “Range Rover” në lagjen “Vojo Kushi”, drejtuesja e re bëri me dije para oficerëve të policisë se nuk ka konflikte dhe mosmarrëveshje brenda dhe jashtë pune. Deri tani, policia e Shkodrës ka marrë telefonin e Kukës, si dhe ka sekuestruar kamerat në zonën ku ndodhej automjeti i saj në mënyrë që të identifikojë personin mbi motorr që vendosi lëndën shpërthyese në makinën e drejtoreshës Kuka dhe për të shkuar te personi që mund të ketë porositur vendosjen e eksplozivit.
Tritoli, babai i Suida Kukës është biznesmen
Nisur nga dëshmia e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor të Shkodrës, Suida Kuka, por dhe nga të dhënat e deritanishme, Policia dhe Prokuroria e Shkodrës ende nuk kanë përcaktuar pistat konkrete për të mbështetur hetimet. Pavarësisht se Kuka deklaroi se nuk ka konflikte personale apo profesionale me ndokënd si dhe nuk është trysnuar nga dikush, grupi hetimor ka marrë në dorëzim edhe dokumentet e vendimeve të Kukës. Pavarësisht se ajo ka marrë detyrën para 1 muaji, mund të mendohet se ndonjë vendimmarrje e saj mund të ketë irrituar dikë. Ndërkohë, policia e Shkodrës ka përfshirë në hetime edhe babain e Suida Kukës. Fakti që ai është biznesmen dhe mundësia e konflikteve të mundshme me rivalë ose ndonjë kërcënim apo gjobë nga grupet kriminale të Shkodrës, mund të kenë shtyrë dhe në kërcënimin e së bijës. Por, pas 48 orësh, çështja në fjalë ende nuk ka marrë një drejtim.
Si u vendos tritoli?
Në orën 16:00 të ditës së martë, një person i maskuar i hipur mbi motor vendosi një pako tritoli të mbështjellë me ambalazh brioshi në gomën e parë të automjetit “Range Rover” të drejtoreshës së  Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka. Banorët të frikësuar njoftuan policinë e Shkodrës, ndërsa vetë Kuka pranoi një ditë më pas se një person anonim i kishte dërguar mesazhin “Mos u afro! Ke tritol poshtë makinës!”. Më pas, ajo ka njoftuar policinë, të cilët i kanë kërkuar të mos dalë nga zyra e saj bashkë me stafin. Një ekip i xhenios mbërriti dhe realizoi shpërthimin e komanduar të lëndës eksplozive. Suida Kuka ka filluar në postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor të Shkodrës. Përpara se të kalonte në këtë funksion, ajo drejtoi për 1 vit Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Në njoftimin paraprak, policia e Shkodrës, nuk konstatoi se çfarë lënde fshihej brenda pakos. Më pas, u zbulua se materiali i mbështjellë me ambalazh brioshi ishte një sasi tritoli 200 gr. “Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen ‘Vojo Kushi’ Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.