
Postuar: 20/06/2018 - 19:35
Të tjera detaje kanë dalë pas arrestimit të Alket Dautit, i konsideruar nga mediat britanike si bosi i trafikut të qenieve njerëzore.
Shqiptari 31-vjeçar u arrestua në shtëpinë e tij. Teksa e shoqëruan jashtë banesës me pranga në duar, ai iu drejtua një prej oficerëve të infiltruar të Agjencisë Kombëtare të Krimit, i cili e mbajti atë nën përgjim deri në momentin që u arrestua, me fjalët: “Ty të mbaj mend shumë mirë”.
Bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij të vegjël mbetën të shtangur kur oficerët e morën nga apartamenti i familjes.
10 pjesëtarë të tjerë të kësaj bande ishin arrestuar më parë, në operacione të zhvilluara në Belgjikë, Francë dhe Spanjë.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/