BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Aktualitet

Braktisi makinën me kanabis brenda, arrestohet pas 6 vitesh trafikanti i drogës nga Lazarati (Detajet e para)

Braktisi makinën me kanabis brenda, arrestohet pas 6 vitesh trafikanti i

Është kapur dhe ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• K. S., 37 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi, në datën 6 janar të vitit 2014, në Këlcyrë, ka qenë duke drejtuar një automjet dhe pasi ka parë shërbimet e Policisë ka kthyer automjetin dhe e ka braktisur në fshatin Peshtan. Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në afërsi të mjetit u gjetën 115 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila e ka dënuar shtetasin K. S., me 6 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.