
KQZ nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme: Ja çfarë do jetë kategorikisht e ndaluar gjatë fushatës zgjedhore

Braktisi vëllain e saj të mitur në vendet e BE me qëllimin e mirëmenduar, procedohet penalisht e reja nga Tirana, policia zbardh detajet

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2020

Policia ka procedura penalisht një 24-vjeçare nga Tirana, e cila dyshohet se një vit më parë kishte braktisur vëllain e saj në një nga vendet e Bashkimit Europian me qëllim fitimin e azilit.
“Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasja O. O., 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi penal për ketë shtetase filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase, në bazë të deklaratës noteriale, ka shoqëruar vëllanë e saj të mitur në vendet e BE-së në vitin 2019 dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik”, bën me dije policia.
Njoftimi i plotë
Vijojnë kontrollet intensive dhe ndëshkimet ligjore për parandalimin e braktisjes së të miturve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin.
Procedohet penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, një 24-vjeçare.
Kontrole të imtësishme nga Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit, për dokumentacionin, si dhe intervistime për përmbushjen e kushteve për lëvizjen drejt vendeve të BE-së, për të gjithë qytetarët.
Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervisitimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së.
Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasja O. O., 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi penal për ketë shtetase filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase, në bazë të deklaratës noteriale, ka shoqëruar vëllanë e saj të mitur në vendet e BE-së në vitin 2019 dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.
Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit për qëllime azilkërkimi.
Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur në vendet e BE-së dhe apelon për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero.
Më të lexuarat


Toka nuk gjen qetësi/ Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Deklarata e papritur e drejtorit të Gjendjes Civile: 700 mijë shqiptarë rrezikojnë të mos votojnë në zgjedhjet e 25 prillit për këtë arsye

“Më shpërtheu gjaku në mur nga e rrahura”, 36-vjeçarja bën dëshminë tronditëse për jetën e saj: Kur linda nuk kisha rroba të dilja nga spitali!

KQZ nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme: Ja çfarë do jetë kategorikisht e ndaluar gjatë fushatës zgjedhore

“Asnjë politikan apo zyrtar i lartë nuk ka shkuar në burg”, Artan Hoxha zbulon prapaskenat e errëta që fshihen pas krimit në Shqipëri: Çunat trima të “Ndraghetas” dhe këta tanët...

“Kanë kontakt me një grup shqiptar”, Artan Hoxha zbërthen skemën e pastrimit të parave ku janë të implikuar edhe politikanë: Ja ç’po ndodh me tre forcat politike ndryshe nga 8 vite më parë

“A nuk jam i bukur si Sinani”/ Sherr me burrin për këngëtarin e njohur, e reja nga Tirana tregon si nisi gjithçka: Mora thikën të vrisja veten, por...

“Më la tërë natën pa gjumë dhe në mëngjes vura duart në kokë”, Artan Hoxha bën publike dosjen mafioze: Kokat e politikës i rrinin gatitu bosit të krimit! Kishte edhe numrin e drejtorit tim!

Meta në përgjimet e “Ndragheta-s”, Artan Hoxha nxjerr detajet e forta dhe paralajmëron zhvillime të reja: Ja çfarë pritet. SPAK i ka elementët që duhen për hetim

Gjendet një gomone në Vlorë, dalin dyshimet e para, ngjarja që fshihet pas saj
