BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë të DASH

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë
x
BREAKING NEWS

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e rëndësishëm Rezart Taçin

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë! Shënoi emrin te rekordmenët e katërkëndëshit në botë, ndahet nga jeta parakohe legjenda e portës shqiptare (Emri+Foto)

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë!
x
BREAKING NEWS

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon çastet pas goditjes së Berishës: U bllokuam, patëm...

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon
x
BREAKING NEWS

Tensione me familjarët! Vrau me plumb në kokë të dashurën 19-vjeçare, merret vendimi i fundit për të riun shqiptar

Tensione me familjarët! Vrau me plumb në kokë të
x
BREAKING NEWS

I vranë shokun! Qëlloi me armë makinën e autorëve, arrestohet i riu i shpallur në kërkim (EMRI)

I vranë shokun! Qëlloi me armë makinën e autorëve,
x
BREAKING NEWS

"O mjeran, mund ta vrasësh...", Sali Berisha me tone të ashpra drejt Ramës: Po ushtron gjenocid mbi shqiptarët

"O mjeran, mund ta vrasësh...", Sali Berisha me tone të
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh detajet e bujshme: Berisha u infiltrua tek studentët nga Ramiz Alia më 8 dhjetor 1990, ja ku takoheshin dhe si e udhëzonte Saliun bashkë me Sabri Godon që të mbanin nën kontroll protestat

Muharrem Xhafa zbardh detajet e bujshme: Berisha u infiltrua tek studentët
x

Aktualitet

“Brenda Dhjetorit bizneset duhet të pajisen me ...”/ Kumbaro tregon vendimin e fundit dhe iu jep ultimatum të prerë

“Brenda Dhjetorit bizneset duhet të pajisen me ...”/ Kumbaro

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka bërë ditën e sotme një bilanc të shkurtër sa i takon sezonit turistik të kësaj vere. Gjatë mbledhjes me kryebashkiakët e qyteteve bregdetare dhe strukturave të tjera që kujdesen për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Kumbaro u shpreh se ky ka qenë një nga sezonët më të suksesshëm.

Ajo u shpreh se për dy tre vite mund të flitet për turizëm kulinar në Shqipëri duke u nisur nga cilësua e shërbimit nga ana e strukturave akomoduese dhe shefave të kuzhinave.

“Ende sot rezervimet janë plot. Kjo na tregon që në fakt kemi një rezultat të ri në rritje të sezonit turistik. Ky sezon veror. Kishte një karakteristikë kryesore. Një bashkëpunimi i ngushtë mes kryetarëve të bashkive dhe prefektëve. Tjetra është kontakt i përditshëm me agjencitë në territor.

Ky ka qenë një nga çelësat e suksesit për këtë sezon. Besoj se kemi krijuar një model që duhet ta përmirësojmë në sezonet e ardhshme. Hotelierët dhe shefat e kuzhinave. Kanë ofruar një cilësi shërbimi në rritje. Për dy tre vite mund të flasim për turizëm kulinar në Shqipëri. Mendoj se kemi shumë arsye për të thënë që ka qenë një nga sezonët më të suksesshëm.

A ishte kjo verë më e pastër? Po. Sepse dyfishuam përpjekjet dhe forcat në vijën bregdetare duke pastruar plazhet 24 orë në ditë. Arritëm një menaxhim të stacioneve të plazhit”, tha Kumbaro.

Ajo deklaroi se Shqipëria ka pritur këtë sezon 29% më shumë vizitorë të huaj në krahasim me vitet e kaluara duke theksuar se kjo tregon për reputacionin në rritje të Shqipërisë. Ajo dha edhe një afat për subjektete që duan të aplikojnë për marrjen në menaxhim të stacioneve të plazheve.

“Kemi qenë pa ndërprerë në territor çdo ditë. Bashkia e Himarës ka një rekord duke rritur të ardhurat me 137%. Nëse i referohemi shifrave të kaluar është kaluar mbi 2 mln vizitorë krahasuar me vitet e tjera.  29% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me vitin e kaluar. Kemi rritje nga Anglia, Holanda, Gjermania, Italia apo edhe Spanja. Kjo tregon për reputacionin në rritje të Shqipërisë.

Kemi një interes në rritje edhe për zonat e mbrojtura. Duke shkuar drejt objektivit që të kemi turizëm për gjatë gjithë vitit. Për vitin 2023 puna ka nisur që më 25 gusht. Stacionet e plazheve dhe zbatimi i rregullave të reja që kemi vendosur me VKM do të hyjnë në funksion brenda vjeshtë. Nga data 1 Nëntor deri në 30 do të hapet aplikimi për subjekteve që aplikojnë për menaxhimin e stacioneve të plazheve. Ata që duan të ushtrojnë aktivitetin për ankorimin e mjeteve lundruese duhet të pajisen me leje të posaçme deri në datë 31 Dhjetor”, deklaroi ajo.