Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Aktualitet

Breshëri plumbash drejt një banese në Bulqizë, Policia jep informacion mbi ngjarjen

Breshëri plumbash drejt një banese në Bulqizë, Policia jep

Këtë pasdite një person ka qëlluar me armë zjarri drejt një banese në Bulqizë.

Sipas policisë autori me iniciale R.K. ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip ‘Golf’ kur ka qëlluar me automatik nga dritarja e makinës drejt banesës së D.R.

Ky i fundit ka njoftuar menjëherë policisë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe punon për kapjen e autorit.

“Rreth orës 17.40, në fshatin Gjoricë,  shtetasi R. K., me një automjet tip ‘Golf’, dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri atutomatik, para banesës së shtetasit D.R.,  i cili ka njoftuar menjëherë Policinë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e  zonës  për kapjen e autorit.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.