
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Brukseli kritika për pasaportat e arta, rrezikojnë rikthimin e vizave. Zbardhen detajet

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Dhjetor 2022

Në raportin e tij të pestë për monitorimin e pezullimit të vizave, Komisioni i BE kërkon nga vendet e Ballkanit Perëndimor harmonizim të politikave të vizave.
Veç të tjerash, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë paralajmëruar nga Komisioni për skemat e dhënies së shtetësisë për investitorët e huaj. Komisioni paralajmëron se aplikimi i pasaportave të arta mund të sjellë sërish regjimin e vizave për vendet përkatëse.
Pavarësisht nga shqetësimet e shprehura më parë nga Komisioni, Shqipëria vijon të ketë në fuqi legjislacionin që lejon marrjen e një ‘shtetësie sipas skemës së investimeve (‘pasaportat e arta’), konstatohet në raport.
Aty ngrihet më tej shqetësimi se skema të tilla, shtetësi kundrejt investimi, mund të nxisin migracionin e parregullt në BE, si edhe të minojnë masat për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Komisioni i paralajmëron këto vende se do të vijojë ta monitorojë praktikimin e “pasaportave të arta”. Nëse skema të tilla do të përdoren për të anashkaluar procedurën e vizave të BE ose për “pastrim parash”, apo të rezultojnë se përbëjnë rrezik për sigurinë, Komisioni do të kërkojë rivendosjen e regjimit të vizave.
Raporti kritikon gjithashtu Shqipërinë edhe për sa i përket politikës së vizave. “Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të harmonizuar më tej politikën e saj të vizave me listën e vendeve të treta, për shtetasit e të cilëve BE kërkon vizë”, konstaton raporti.
“Përkundrazi, në vitin 2021 dhe në fillim të vitit 2022, Shqipëria u largua më shumë nga rekomandimet.” Në raport kërkohet që në të ardhmen të mos ketë devijime të tjera nga lista e vendeve, për të cilat BE kërkon viza.
Kjo, sipas raportit, vlen më së shumti për ato vende të treta që kanë emigrim të parregullt ose që përbëjnë rreziqe sigurie.
Përpara vitit 2021, Shqipëria kishte pasur marrëveshje pa viza me Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Kinën, Guajanën, Kazakistanin, Kuvajtin dhe Turqinë dhe ndërkohë ka hequr kërkesat për viza sezonale (nga maji në shtator) për shtetasit e Bahreinit, Omanit, Katarit, Rusisë, Arabisë Saudite dhe Tajlandës.
Në raport kritikohet edhe heqja e vizave sezonale për shtetas të huaj që janë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shumë syresh kanë përfunduar si refugjatë në BE, thuhet në raport. Burimi: SCAN
Më të lexuarat


“Ishte një vrasje e menduar keq”/ Gazetari i njohur zbardh detajet nga ngjarja e rëndë dhe ngre dyshime të forta: Liridona u vra për...

E rëndë në Mallakastër/ Plagoset me armë gjahu 60-vjeçari, zbardhen dyshimet e para, ja çfarë thotë policia

“Babai im është gjakftohtë”/ Flet për herë të parë djali i Belerit

A do të hyjë në veprim prokuroria suedeze për vrasjen e Liridona Ademit? Ja si përgjigjen ekspertët

Nuk kaloi veting-un, KPK merr vendimin e rëndësishëm për prokuroren e njohur

Publikohen mesazhet/ “Legen mashkull”, inskenoi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli dikur ‘tallte’ Luizin për Kiarën (Foto)

Vrasja e Liridona Ademajt/ Reagon ashpër Behgjet Pacolli: Disa individë skizofrenë po e përdorin…

E rëndë/ Po çonte fëmijën në çerdhe, ndërron jetë 50-vjeçari në Tiranë, zbardhen dyshimet e para

U kap në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike, bie në pranga i riu në Lezhë

“Lamtumirë Maku”, mbahen sot homazhet në nder të Mirush Kabashit
