Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

BSH zbulon shkakun: Pse u zhvlerësua euro tek ne, ja çfarë ndodhi

Postuar: 11/08/2017 - 09:40

Në tregun e brendshëm valutor, leku ka vijuar të forcohet gjatë tremujorit të dytë të vitit, madje me ritëm më të përshpejtuar në muajt maj dhe qershor, referoi Banka e Shqipërisë në një analizë të posacme për zhvillimet në kursin e këmbimit në tremujorin e dytë të vitit.

Banka e Shqipërisë analizon se, hyrjet e valutës në ekonomi kanë qenë ndjeshëm më të larta se daljet, dhe një pjesë e tyre është përkthyer si tepricë oferte valutore në treg.

Forcimi i lekut kundrejt monedhës evropiane ka qenë më i pranishëm në muajt maj dhe qershor. Kursi i këmbimit u shfaq i qëndrueshëm në periudhën shkurt prill, rreth vlerës 135.5 lekë/euro, por ra në 134.6 lekë/euro në muajin maj dhe, më tej, në 133.2 lekë/euro në muajin qershor.

Banka e Shqipërisë thotë se,në terma nominalë efektivë, mbiçmimi vjetor i lekut shënoi vlerën 4.6% në këtë tremujor, duke u thelluar nga vlerat 3.5% dhe 3.2%, që shënonte përkatësisht në tremujorin e parë të vitit dhe në vitin 2016.

Kjo ecuri, sipas Bankës së Shqipërisë ka reflektuar mbiçmimin më të fortë të lekut kundrejt euros gjatë kësaj periudhe, në një kohë që ai ka vijuar të forcohet me ritme të njëjta kundrejt monedhave të tjera të shportës. Në terma realë vjetorë, leku është mbiçmuar me mesatarisht 4.4% në këtë tremujor, nga 4.0% një tremujor më parë./monitor/

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2017 - 22:21

Gjykata e Lartë iu ka hequr ish-ushtarakëve të drejtën për të ankimuar pensionet në gjykatat e shkallës së parë. Mirëpo ish-ushtarakët kanë vendosur ta kundërshtojnë këtë vendim.

Postuar: 22/08/2017 - 21:14

Një grua është denoncuar nga bashkëshorti i saj në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij ne rrugën “Mine Peza” në kryeqytet ditën e djeshme.

Postuar: 22/08/2017 - 20:55

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë, ku është përshirë një makinë policie.

Postuar: 22/08/2017 - 20:39

OSHEE ka përgënjeshtruar komunikatën e policisë, ku thuhej se dy punonjës të të saj në Vlorë janë konfliktuar me njëri-tjetrin me mjete të forta dhe për pasojë njëri prej tyre ë

Postuar: 22/08/2017 - 20:28

Ditët e fundit politika shqiptare është përfshirë nga një debat për rikthimin e vizave nga Holanda, pas një artikulli të publikuar nga gazeta “De Telegraaf” e këtij

Postuar: 22/08/2017 - 20:13

Pas lajmit se është djegur shtëpia e këngëtares vlonjate Poni ka ardhur edhe reagimi nga ana e saj.

Postuar: 22/08/2017 - 19:46

Dy punonjës të OSHEE janë përfshirë në një sherr mesditën e sotme, ndërsa policia ka parandaluar konfliktin mes tyre.