Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Burri im më shiti ”, Adelina rrëfen dramën dhe kalvarin e dhimbjeve live në emision: Më morën për prostitucion, vjehrra thoshte ‘fëmijët do i shesim’

Postuar: 17/09/2019 - 14:17

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 ka ardhur rëfimi i një nëne nga Fieri. Gruaja ka treguar peripecitë e jetës së saj, gati të pabesueshme. 47-vjeçarja rrëfeu se jeta e saj ka qenë një kalvar i gjatë dhimbjesh. Në moshën 5-vjeçare prindërit e saj janë ndarë dhe ajo është rritur nga e ëma e cila e ka keqtrajtuar vazhdimisht. Gruaja rrëfen se pas kësaj dhune ka jetuar në Shtëpinë e Fëmijës.

“Kam lindur në 1972, në Fier, prindërit u ndanë kur mamaja ime ishte shtatzënë. Kujdestaria ime ngeli te mamaja e cila u kthye në Roskovec të Fierit me mua. Kur isha 5 vjeç u larguam për në Vlorë, aty filloi keqtrajtimi im nga mamaja, nga frika e drurit flija dhe jashtë në lulishte. Me vonë i bënë denoncim për keqtrajtimin tim dhe e dënuan me burg dhe internim. Mua më çuan në Shtëpinë e Fëmijës, Sarandë nga aty në Tiranë pranë shkollës teknologjike”, rrëfen gruaja.

“Nëna më nxirrte për të lypur dhe nëse nuk çoja para në shtëpi më dhunonte. Kur më panë shenjat në trup më morën dhe më çuan në shtëpinë e fëmijës në Sarandë fillimisht e më në Tiranë. Në moshën 14-vjeçare jam larguar nga qyteti i Sarandës dhe kam ardhur në Tiranë në shkollën teknologjike”, ka rrëfyer gruaja.

Telashet për 47-vjeçaren nuk kanë pasur të sosur. Fillimisht ajo tregon se u martua me një djalë i cili u largua në Greqi, ndodhur në të tilla rrethana ajo u rikthye për të jetuar me të ëmën, e cila e detyroi të rimartohej me dikë tjetër. Gruaja rrëfen se pranoi vetëm që të ikte nga shtëpia.

“Pranova vetëm të ikja nga ajo nënë, burri më mori dhe u nisëm për në Greqi por nuk e dija që burri im kishte mendime të tjera për mua. Gjatë kohës që jetuam në Greqi kuptova se çfarë qëllimi kishte ndaj dhe i thashë që ‘s’dal të punoj ashtu si thua’. Fillova të punoj në vjelje rrushi në Rodos të Greqisë ku linda dhe një djalë”, rrëfen gruaja. Gruaja thotë se në vitin 1995, ajo u kthye në Shqipëri, por bashkëshorti nuk donte që ajo të jetonte me prindërit e tij, aty ajo kuptoi që ishte shtatzënë sërish, pra priste fëmijën e dytë. Prindërit e burrit nuk dëshironin që ajo të jetonte me ta, ndodhur në të tilla rrethana 47-vjeçarja i la fëmijët në jetimore. “Familja e burrit nuk më pranonte për shkak të nënës që kisha
nuk na pranonin në shtëpi. Qëndroja në bunker. Fëmijën e parë e kisha me meningjit dhe i kam kërkuar të qëndroja në shtëpi. Ai më ka dhunuar dhe më ka kyçur në një dhomë me çelës. Së bashku me nënën e tij më dhunonin. Vjehrra dilte në lagje dhe thoshte se e kemi marrë për ta punuar dhe fëmijët janë për t’u shitur, nuk janë fëmijët e tyre”, thotë e tronditur 47-vjeçarja.

“Gjatë kësaj kohe, një dite burri im më shiti te njëri duke më thënë nisu në Greqi se do vij më mbrapa. Rrugës më tha vetë personi që ishte i lagjes që unë të bleva, i qava hallin i thashë të ka gënjyer s’jam për këtë punë, atij i erdhi keq më ndihmoi më kthehu mbrapsht. Kur vajta të shtëpia më mbyllën prapë mos të flisja, më kërcënonin ‘do të heqim kokën…s’ka kush të të kërkojë që ke humbur’”, rrëfen 47-vjeçar.

 

Familja gjatë vitit 1997 u transferua në Greqi. Situata sipas gruas vazhdonte po njësoj. Ajo rrëfen se dhunohej psikologjikisht dhe fizikisht, por se nga frika asnjëherë nuk ka guxuar ta denoncojë të shoqin. Pas shumë peripecive gruaja rrëfen se sot ndjehet e kërcënuar pasi vjehrra e saj e akuzon për dhunë kjo e fundit ka marrë edhe urdhër mbrojtjeje.

“Edhe kur sëmureshin vjehrri dhe vjehrra, edhe kur jetonim në Greqi, u jam gjendur. Kam qëndruar afër tyre edhe kur janë operuar dhe kur kanë pasur nevoja financiare. Jetoja në një dhunë psikologjike nga ai njeri, por s’doja që fëmijët e mi të shkonin në shtëpinë e fëmijës”, rrëfen Adelina.

Në emision ajo ka treguar se fëmijën e parë e ka me njeriun që u lidh por nuk u martua kurrë dhe se këtë ia kishte thënë edhe burrit që e mori për ta nxjerrë në rrugë. “Kur u lidha me burrin e parë isha 3 muajsh e gjysmë shtatzënë. Vjehrra e thoshte në të gjithë lagjen këtë fakt dhe herën tjetër kur isha shtatzënë me fëmijën e dytë ajo vazhdonte me të njëjtën sjellje. Nuk mund të quheshim një familje sepse ata më kishin marrë për prostitucion. Mënyra si më kanë trajtuar unë e quaj krim”, tregon 47-vjeçarja.

Duke u ndalur tek jeta në Greqi ajo tregon se për shkak të gjendjes shëndetësore pranoi të kthehej në Shqipëri dhe të rregullonin shtëpinë ku jetonin.
“Bashkëshorti në Greqi punonte në ndërtim ndërsa unë punoja në hotele. Një periudhë isha menaxhere, por për shkak të gjendjes shëndetësore s’e përballoja dot punën. Kishim shpenzime shumë të larta atje dhe mendova të ktheheshim, në Shqipëri të rregullonim shtëpinë”, tha ajo.

47-vjeçarja tregon se burri i saj i ka dhunuar edhe djalin e vogël.
“Djali psikologjikisht ishte jo mirë, djali i vogël. Burri nuk donte t’ia dinte fare për këtë gjë. Sapo mësova se ndaj djalit ishte ushtruar dhunë psikologjike u largova bashkë me të nga banesa dhe u riktheva vetëm atëherë kur djali ishte mirë. Nuk bëra divorc ligjor për shkak të problemeve që do kisha për dokumentet. Ramë dakord për divorcin, takova avokatin e tij por ai nuk pranoi të firmoste, nuk futej në zyrë. Vjehrra kishte marrë urdhër mbrojtje, por unë s’e kam idenë pse e morën këtë urdhër. Nuk e dija as se çfarë ishte ky urdhër dhe shkova në polici”, tregoi gruaja.

Ajo akuzon bashkëshortin dhe nënën e tij se duan ta nxjerrin jashtë nga shtëpia për të cilën ka punuar dhe financuar. 47-vjeçarja kërkon ndihmë që gjithçka të ndahet ashtu siç i takon dhe më pas do t’i japë divorcin babait të dy fëmijëve të saj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 09:55

U shkarkua për posti i lartë pas fjalorit banal, burri i zv.ministres bën veprimin e papritur që në mëngjes me postimin e Ramës (FOTO)

Postuar: 23/10/2019 - 09:20

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, kur një punëtor u rrëzua nga lartësia në një objekt

Postuar: 23/10/2019 - 09:07

Një i ri është proceduar penalisht nga policia, pasi pas një kontrolli të befasishëm në maninë iu

Postuar: 23/10/2019 - 08:42

Nga 22 kandidatë KLGJ konfirmoi 8, duke lënë jashtë edhe Theodhori Sollakun i cili nuk do të vazh

Postuar: 23/10/2019 - 08:17

Është arrestuar një 20 vjeçar shqiptar nga karabinierët italianë në Ostuni pasi tentoi të vriste

Postuar: 23/10/2019 - 07:47

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se në ditën e sotme (e mërkur

Postuar: 23/10/2019 - 07:41

Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin duke i shpallur të pafajshëm ish-trajnerin e kombëtares së f