BREAKING NEWS

“Le të vijnë me tanke”, nuk përmbahet Ilir Meta: Ja përgjigja që do marrin. Para se të më shkarkojnë ata mua...

“Le të vijnë me tanke”, nuk përmbahet Ilir Meta: Ja
x

Aktualitet

Burri ishte emigrant, ndërsa gruaja ndodhej e vetme në shtëpi me fëmijët, zbardhet ngjarja tragjike në Bulqizë/ Si u asfiksuan nga gazi dhe skena tronditëse me të cilën u përball kunata

Burri ishte emigrant, ndërsa gruaja ndodhej e vetme në shtëpi me

Një tragjedi ndodhi sot në familjen Tola në Ostren të Bulqizës. Nëna, Rajmonda, bashkë me dy fëmijët, Rudinën dhe Fajtonin, kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, ndërsa vajza  Merita ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Sipas News24 se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa tragjedia është zbuluar paraditen e sotme. Sipas tij, ka qenë kunata e Rajmondës ajo që zbuluar tragjedinë, pasi kur shkoi t’u hidhte bagëtive për të ngrënë rreth orës 11:30, trokiti në derën e familjes dhe askush nuk iu përgjigj.

Pas tentativave për të hapur derën, ajo njoftoi fqinjët e saj, të cilët me forcë hynë brenda, por u përballën me skenën e rëndë. Rajmonda bashkë me dy fëmijët kishin ndërruar jetë në banesë, ndërsa vajza e vogël kishte shenja jete dhe u transportua në spital.

Nëna me 3 fëmijët jetonin të vetëm, pasi burri ishte emigrant në Greqi.