BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Burri këngëtar e dhunonte dhe e tradhtonte, e reja tregon dramën: Nëna më kërkonte të prostituoja

Burri këngëtar e dhunonte dhe e tradhtonte, e reja tregon dramën:

Historia plot drama e një 28-vjeçareje është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në ‘News24’. E ftuar në studion e emisionit, përballë moderatores Evis Ahmeti, Alma tregon se u martua në vitin 2010 dhe se pas 2-3 muaj njohje dhe fejese ngeli shtatzënë. Kjo i detyroi të bënin dasmë dhe të martoheshin me Ylberin. Gjatë martesës erdhën në jetë 2 fëmijë, 2 djem të cilët aktualisht janë 8 dhe 6 vjeç (shkojnë në klase të parë dhe të tretë).

Gjatë martesës burri punonte dhe blenë tokë, me pas ndërtuan në atë tokë edhe një shtëpi private, por marrëdhënia në çift nuk po shkonte si duhej. Sipas 28-vjeçares bashkëshorti e dhunonte, abuzonte me drogat dhe e tradhtonte me të tjera. Kjo solli ndarjen dhe Alma ju drejtua gjykatës, para 2 vitesh është bërë dhe divorci. Gjykata vendosi që kujdestarinë e fëmijëve t’ia lërë asaj ndërsa ish-bashkëshorti të paguante në total për të dy djemtë një pension ushqimor prej 15 mijë lekësh të reja. Prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ishte 16 vjeçe dhe shkoi të jetonte me nënën, e cila vete nuk ka banesë, por jeton ne një shtëpi me qira. Babai nuk ishte dakord për divorcin, sipas tij ajo duhej të duronte dhunën e burrit, pasi nuk kishte ku të shkonte dhe që atëherë nuk flet dhe s’ka asnjë komunikim me të. Për të disatën herë nëna është zënë me të dhe e ka nxjerrë përjashta nga shtëpia se bashku me 2 fëmijët e vegjël. Aktualisht ajo është strehuar për pak ditë tek shtëpia e tezes, por ka ngelur në qiell të hapur.

Punonte prej disa vitesh në një fabrike, këto ditë e ka lënë sepse nuk ka ku të lërë fëmijët. Pasi është konfrontuar me të ëmën fizikisht kanë shkuar të dyja në polici dhe kanë firmosur që nuk do t’i afrohen me njëra-tjetrës. Nëna thotë Alma e ka detyruar të marrë kredi për të paguar qiranë e shtëpisë, i ka thënë që do të jetojë jetën e saj dhe nuk e ndihmon më. Madje ajo e akuzon nënën se i ka kërkuar edhe të prostituoje për të fituar disa para, gjë që ajo se ka bërë kurrë. Ish-burri i ka kërkuar disa herë t’i marrë ai fëmijët, por ajo thotë se do t’ia jap vetëm atëherë kur të vdes. Ai ka pasuri, por jep për fëmijët vetëm pensionin ushqimor te vendosur nga gjykata. Gjatë martesës për shkak të dhunës Alma është pajisur 2 herë me urdhra mbrojtje. Ish-burri është këngëtar popullor, por ka patur probleme me drejtësinë, është arrestuar edhe nga policia pasi ka telefonuar Alma dhe ka kërkuar ndihmë “Me ndihmoni burri po kërkon të me vrase”, policia ka parandaluar ngjarjen. Sot 28-vjeçarja kërkon ndihmë pasi është në qiell të hapur me 2 fëmijët e saj.

“Unë dua ndihmë, por nuk mund të kthehem kurrë tek banesa e ish-burrit tim. Ai më ka dhunuar tërë jetën, më ftohen duart sa më afrohet e të më prekë. Si harroj ato skena dhune. Shkova një vit më parë dhe pastrova shtëpinë dhe më erdhi kunata dhe më tha; ik që këtej se të ka marrë veç për pastruese. Dua një tjetër zgjidhje”, tha Alma.

Pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” është bërë dhe tezja e Almës, e cila shpjegoi po ashtu edhe sherrin nënë e bijë.

“Motra ime përderisa e mori përsipër çupën dhe fëmijët ti dale për zot tani. Ato kanë mosmarrëveshje nënë e bijë, jo ti mbaj fëmijët jo s’ti mbaj fëmijët, çupa duhet të iki në punë se paratë nuk ju dalin, motra ime është e papunë, shtëpinë e ka me qira. Ato të dyja kanë faj, unë ju flas te dyjave, po më shumë faj ka motra ime. Ato nuk merren vesh me njëra-tjetrën. Motra ime nuk ulet, me atë unë nuk flas, vajza është e ndershme e mirë. E mori përsipër ta mbajë gocën. Unë nuk flas me motrën time për shkak të vajzës po bëj 4 muaj, që të dyja kanë faj. Kjo e ka goditur, por ajo si nënë duhet të ulet. Babai nuk e fut në shtëpi vajzën as me gjallë e as me vdekje se psee  la burrin, nuk donte që vajza të ndahej. Unë nuk mundem ta mbaj, i kam thënë, nuk kam çfarë të bëj. Babai i fëmijëve nuk përgjigjet”, tha tezja e 28-vjeçares.

Vet Alma i kërkoi falje nënës për veprimin që kishte bërë duke e goditur. Pas telefonatës së tezës, ka ardhur edhe reagimi nga nëna e Almës.

Pjesë nga intervista me nënën e Almës:

Evis Ahmeti: cili është raporti me vajzën tënde?

Nëna në telefon: Ajo e di mirë nëna ka 9 vjet qe merret me të, u martua, u divorcua.

Evisi: Kush e martoi?

Nëna: Vetë u martua

Evis Ahmeti: Para pak minutash ishte motra juaj në telefon, ajo ju bën ju përgjegjëse për martesën e Almës

Nëna e mbylli telefonin