BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Aktualitet

Burri vrau gruan me levë hekuri në mes të Durrësit, policia zbardh krimin e rëndë/ Çifti prindër të 3 fëmijëve (EMRAT)

Burri vrau gruan me levë hekuri në mes të Durrësit, policia

Policia e Durrësit jep detaje për ngjarjen kriminale të ndodhur sot në qytetin bregdetar, ku burri vrau bashkëshorten e tij.

Viktima është identifikuar si shtetasja Hajdije Tosuni, 53 vjeçare, ndërkohë që autori i krimit është bashkëshorti i saj, Rrushdi Tosuni, 63 vjeçar. Ata janë prindër të 3 fëmijëve.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.