BREAKING NEWS

Skandali i Bill Gates, aplikacioni i Covid-19 instalohet automatikisht në telefonat android

Skandali i Bill Gates, aplikacioni i Covid-19 instalohet automatikisht në
x

Aktualitet

Burrin e kishte emigrant në Gjermani, kush është nëna e 3 fëmijëve që bënte jetë luksoze dhe u kthye në ‘mollë’ sherri për vrasjen që shokoi sot Kavajën (EMRI+FOTO)

Burrin e kishte emigrant në Gjermani, kush është nëna e 3

Një grua u kthye në ‘mollë sherri’ në Kavajë ku mbeti i plagosur një polic dhe u vra ish-i dashuri i saj. Ndërkohë detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë.

Një lidhje e ndërprerë, ka bërë që ish- i dashuri mos të pranonte ndarjen nga shtetasja Marsida Qatja, e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të mitur.

Gruaja e martuar, burri i të cilit ishte në burg në Gjermani, ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin. Pasi Marsida kishte vendosur që t’i jepte fund historisë me Haxhollin, rreth 38 vjeç, ishte lidhur me shtetasin Bledar Tocin, polic burgu, i cili mbeti i plagosur. Nga fotot duket se Qatja bën një jetë luksoze, ndërsa ka edhe një agjenci turistike të vetëm.

Ngjarja në Kavajë mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq. Në banesën e Marsida Qatja, në momentin kur ndodhi krimi kanë qenë edhe 3 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 10, 7 dhe 2 vjeç.