Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Caktohet seanca për rigjykimin e Izet Haxhisë, avokati tregon çfarë po ndodh

Postuar: 24/05/2019 - 20:07

Seanca e parë për procesin e rigjykimit të Izet Haxhisë do të mbahet me datë 18 Qershor. Avokati i tij Bashkim Nikolla e quan këtë një betejë të re juridike për klientin e tij në rrugën drejt lirisë.Ai deklaron se në këtë proces ata do të kërkojnë vërtetimin  e pafajësisë nëpërmjet provave dhe fakteve dhe në fund të kësaj çështjeje do të dalë në shesh e vërteta ashtu siç është.

Pas rihapjes së kësaj dosje, më 18 Mars të këtij viti avokati i Haxhisë, deklaroi se do të kërkojë lirimin e tij si dhe ballafaqimin me dëshmitarin e parë Sali Berishën që në atë kohë ka qenë President.

Pjesë e dëshmitarëve që kërkohen të pyeten lidhur me këtë dosje janë 44, mes tyre edhe ish kryeministri Fatos Nano, ish kreu i SHërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ish-kryetarja parlamentit Jozefina Topalli dhe shumë gazetarë e politikanë të kohës.

Haxhia u dënua në prill 2002 nga Dhoma Penale Tiranë e më pas në qershor 2002 nga Apeli me 25 vite të formës së prerë në mungesë për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari.Përballja gjyqësore nisi së pari në Gjykatën e Tiranës aty ku gjyqtari Besnik Hoxha pranoi kërkesën e Haxhisë për rivendosje në afat.

Ndërsa këtë të hënë tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të prishin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për ta rihapur procesin me një tjetër trup gjykuese në Shkallën e Parë.

Ish-lideri i dhjetorit '90 dhe lëvizjes studentore, Azem Hajdari u vra më 12 shtator teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 18:22

Fundi i muajit Shtator pritet ta gjejë vendin tonë me vranësira e kthjellime të herëpashershme.Në ditët në vazhdim në zonat jugore-juglindore pritet të ketë rrebeshe shiu e stuhi të forta.

Postuar: 22/09/2019 - 18:03

Lëkundjet e tërmetit të ditës së shtunë shkaktuan dhe polemika për shkallën e vlerësimit, në Riht

Postuar: 22/09/2019 - 17:48

24 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, është mbledhur shtabi i Emergjencave Civile të

Postuar: 22/09/2019 - 16:49

Një ditë pas tërmetit të fuqishëm, i cili tronditi Shqipërinë, vijon të raportohen dëme të shumta

Postuar: 22/09/2019 - 16:40

Tërmetet e djeshme në vend sollën dëme të shumta materiale.Në këto foto të bëra në fshatin Zhurje

Postuar: 22/09/2019 - 16:09

Tërmet i fuqishëm që ka tronditur dje Shqipërinë ka lënduar shumë persona dhe ka dëmtuar banesa e

Postuar: 22/09/2019 - 15:53

Në studion e Report Tv, sizmiologu Rrapo Ormeni, ka deklaruar se vendi nuk do të përballet me një