Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Certifikohen në Akademinë e Sigurisë 25 punonjësit e parë të Policisë Bashkiake

Postuar: 16/04/2018 - 13:04

Punonjësit e Policisë Bashkiake po trajnohen nga Akademia e Sigurisë për t’u aftësuar në fushën e sigurisë publike. Grupi i parë i punonjësve të kualifikuar u certifikuan në një aktivitet ku mori pjesë zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku tha se në tre vjet Policia Bashkiake nuk ka ndryshuar vetëm imazhin, por mbi të gjitha cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. “Gjenerata e Policëve Bashkiakë nuk ka ndryshuar vetëm imazhin, por mbi të gjitha cilësinë e shërbimit. Gjithmonë ka njerëz që mundohen të gjejnë një cen te Policia e Shtetit apo Policia Bashkiake. Por, po të shohim sa rrugë kemi bërë dhe ku e morëm si shtetin, si qytetin, them se më e mira është përpara. Kemi bërë mjaftueshëm për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit edhe për ta falenderuar”, deklaroi Veliaj. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar midis Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme, efektivët e Policisë Bashkiake po ndjekin një program mësimor që do të formojë dhe zhvillojë më tej aftësitë teoriko-profesionale, në shërbim të qytetarëve. Veliaj nënvizoi se në një vend si Shqipëria me problematika të mbartura nga e kaluara, është e nevojshme inkurajimi i sjelljes qytetare. “Kjo nuk është një punë që do ta bëjmë vetëm, por njerëzit mund të inkurajojnë një sjellje qytetare. Një polic i shtetit ose i bashkisë nuk është vetëm roje me uniformë i sigurisë publike. Është edhe këshilltar, edhe psikolog”, shtoi më tej kryebashkiaku. Kreu i Bashkisë tha se puna e Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit për menaxhimin e qytetit, duke rritur sigurinë dhe krijuar një imazh pozitiv për vendin, ndikojnë pozitivisht në gjithë zinxhirin ekonomik të qytetit. “Një nga arsyet pse të huajt që vijnë raportojnë për një qytet perëndimor është pikërisht se shikojnë trotuare të lira, prona publike të pavandalizuara, shikojnë një qytet ku njerëzit respektojnë semaforin, vijat e bardha, ku shohin një polic të shtetit apo të bashkisë që ndihmon fëmijët që kalojnë trotuarin. Përshtypja që jep qyteti përkthehet në një shkrim, i cili lexohet nga miliona të tjerë që nesër vijnë turistë, sjellin para për ekonominë”, theksoi ai. Bashkia e Tiranës pritet të ndërmarrë një tjetër nismë për të rritur më tej sigurinë në kryeqytet, atë të policimit në komunitet. Veliaj tha se bashkë me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është rënë dakord që në çdo njësi administrative të ketë një punonjës policie, i cili do të ketë si fokus të punës zgjidhjen e problematikave të qytetarëve në drejtim të sigurisë dhe rendit.

Ndërkaq, punonjësit e policisë mbollën edhe disa pemë në ambientet e Akademisë, duke iu bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 16:21

Policia ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Bledar Jambellin.

Burimet bëjnë me dije se ai akuzohet si porositësi i vrasjes së ish- kreut të Policisë së Vlorës Artan Cuku. 

Nga raportimet e para dyshohet se Jambelli fshihet në Spanjë.

Postuar: 25/04/2018 - 16:11

Transporti i Specializuar i nxënësve, dokumentacioni i nevojshëm dhe sistemet e sigurisë së mjeteve që përdoren për këtë qëllim, ishin fokusi i kontrolleve të përqendruara nga e

Postuar: 25/04/2018 - 15:35

Investimet  e Baskisë së Tiranës po shtrihen në nivel kapilar duke prekur tashmë çdo rrugicë.

Postuar: 25/04/2018 - 15:21

Nëse punon në aktivitete administrative, në Shqipëri je i privilegjuar, pasi punon më pak, 2,105 orë në vit.

Postuar: 25/04/2018 - 15:19

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë pak ditë më parë, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një vajzë.

Postuar: 25/04/2018 - 14:56

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë pak ditë më parë, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një vajzë.

Postuar: 25/04/2018 - 13:17

Pas dy vitesh në arrati, ka përfunduar ‘aventura’ e një 26-vjeçari shqiptar nga Kosova, i cili sulmoi barbarisht gruan e tij me kaçavidë.