Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Çëshja Xhisiela”, Prokuroria bën lëvizjen e papritur

Postuar: 24/05/2019 - 22:21

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për kërcënimin e pretenduar nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu, ndërsa po hetonte për dhunë Rexhep Rrajën, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Akuza arsyeton se nuk provohet që oficeri Nuhu të jetë kërcënuar nga pjesëtarë të fisit Rraja nga Fushë-Kruja, e për këtë shkak pak javë më parë, dosja është vendosur të arkivohet, duke rrëzuar të gjitha pretendimet e ngritura nga denoncuesi.

Korrikun e 2018, oficeri i policisë denoncoi në komisariatin nr.6 se ishte kërcënuar nga Redjan e Ramazan Rraja, në një lokal në zonën e Unazës së Re.Sipas tij dy të afërmit e Rexhep Rrajës, i denoncuar nga e dashura Xhisiela Maloku për ushtrim dhune i kishin kërkuar të hiqte dora nga çështja.

Nga hetimet e prokurorisë, bazuar dhe në pamjet e kamerave të sigurisë, rezultoi se takimi mes oficerit dhe personave që akuzonte ishte miqësor dhe nuk provohej që Emiljano Nuhu të ishte kërcënuar.

Oficeri u largua jashtë Shqipërisë, duke kërkuar azil, pasi më herët denoncoi sipas tij skandalin që po ndodhte në Komisariatin e Fushë Krujës, me rastin e Xhisiela Malokut. Sipas tij kishte ndërhyrje për të shpëtuar nga burgu djalin e deputetit.Pas denoncimit të Nuhut, djali i deputetit u arrestua dhe dënua për ushtrim dhune ndaj të dashurës Xhisiela Maloku, e cila u tërhoq nga çdo akuzë ndaj tij. Rexhep Rraja ndërkohë pak muaj pas skandalit që trazoi edhe politikën, rifitoi lirinë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 23:47

Panairi Librit është kthyer edhe në një vend që bëhet ‘sebep’ për bashkimin e shumë personaliteteve të politikës, medias apo artit.Ky panair ka rikthyer në vëmendje ish-kryeprokuroren Ina Rama, e cila u fo

Postuar: 15/11/2019 - 23:32

Sipas gazetarit Blendi Fevziu, sot gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese me vendimin e tyre për ngërçi

Postuar: 15/11/2019 - 23:20

Olsian Çela i cili kandidon për kryeprokuror dhe gjendet e pari në listën e KLP-së që do votohet

Postuar: 15/11/2019 - 22:57

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese duket ka njohur si anëtare të saj zonjën Marsida Xhaferllari, ka

Postuar: 15/11/2019 - 22:47

Një person është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Bushat, në Vaun e Dejës.

Postuar: 15/11/2019 - 22:37

Një sherr i rëndë ka ndodhur në qytezën e Rutigliano në Itali.

Postuar: 15/11/2019 - 22:36

Gazetari Blendi Fevziu shprehet se për Mini-Shengenin Ballkanik po mbahen shumë të fshehta dhe nu