Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çështja ‘Babalja’, zbardhet dëshmia e ish-kreut të Policisë së Fierit: Si e takova Alizotin!

Postuar: 17/07/2019 - 13:58

Është rikthyer sërish sot vëmendja te çështja e bujshme e audio-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike, e njohur edhe si “Babalja”, në të cilin thuhej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ishte i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas përgjimeve të publikuar nga PD, në dosjen “Babalja” ishin të implikuar shumë zyrtarë shqiptarë, një pjesë e të cilëve janë në hetim.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Policisë së Fierit, Albert Nushi, dhe ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, të cilët kanë dëshmuar ditën e sotme te Krimet e Rënda, lidhur me audio-përgjimet.

“News24” ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së ish-kryepolicit të Fierit, i cili ka treguar se si është takuar me Fredi Alizotin.

“Isha duke shkuar në Tiranë, u ktheva të takoj Fred Alizoni. Jam kthyer nga rruga dhe jam takuar me të. Alizoti telefonoi sallën operative të bënte kallëzim. Atë e njihja për shkak të detyrës”, mësohet të ketë thënë Nushi para togave të zeza.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 13:40

Një grua ka mbetur e plagosur rëndë për jetën, teksa duke kaluar në rrugë është përplasur nga një makine tip “Audi”.

Postuar: 24/08/2019 - 12:31

Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për 27-vjeçarin Lorenc Veliaj, dëshmi

Postuar: 24/08/2019 - 12:09

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për Agron Selmanin.

Postuar: 24/08/2019 - 11:51

Policia e Korçës ka arrestuar një 31-vjeçar pasi xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrol

Postuar: 24/08/2019 - 11:31

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në rrethinat e Tiranës.