Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Çështja Shullazi” merr fund pas shumë seancash, zbulohet zgjidhja e Prokurorisë

Postuar: 20/09/2018 - 15:35

Dosja e Emiliano Shullazit vijon të jetë një temë e nxehtë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi ende nuk është përcaktuar emri i prokurorit, i cili do të japë pretencën në seancën e 25 shtatorit.

Gazetarja Klodiana Lala, tha se ende nuk është zgjidhur kjo problematikë dhe sipas saj, nuk ka një emër konkret që do të flasë para Shullazit pas 5 ditësh.

Gjithashtu, Lala thekson faktin  se ka diskutime dhe po mendohet, që para Shullazit të ulen një grup prej 4 prokurorësh dhe të japin pretencën.  Gjatë ditës së djeshme, ishte parashikuar të hidhej shorti për prokurorët, por këta të fundit u larguan nga seanca.

“Çështja e Emiliano Shullazit është tema më e nxehtë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Situata është ende e pazgjidhur, pasi ende nuk është një emër konkret, që do të thotë fjalën e fundit për  dosjen e  Shullazit. Dje do hidhej shorti, por prokurorët  braktisën seancën. Është duke u menduar që para Shullazit të ulen prokurorët më të lartë të Krimeve të Rënda, të ketë një grup prej 4 prokurorësh. Prokurorisë së Krimeve të Rënda i kanë mbetur vetëm 5 ditë kohë dhe duhet një veprim i shpejtë. A do të kthehen prokurorët e vjetër të kësaj çështjes, apo jo, kjo ende nuk dihen se si do të procedohet dhe se sa vite burg mund të jepen”, tha Klodiana Lala.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 23:45

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur edhe për organizimin nga ana e policisë, lidhur me protestën e nesërme të organizuar nga opozita.

Postuar: 15/02/2019 - 23:34

Shaqiri ende nuk i ka harruar emocionet që i ka përjetuar në Kupën e Botës “Rusia 2018&rd

Postuar: 15/02/2019 - 23:26

Protesta e opozitës ka qenë tema kryesore e diskutimit në media, ditët e fundit.

Postuar: 15/02/2019 - 23:14

Policia greke ka publikuar ditën e sotme fotot dhe inicialet e dy shqiptarëve të dyshuar për vr

Postuar: 15/02/2019 - 22:49

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se policia ka kërkuar që qytetarët të mos bllokojnë Rrugën &l

Postuar: 15/02/2019 - 22:44

Patosi u trondit këtë mbrëmje nga të shtënat me armë zjarri, ku shënjestër ka qenë një 52-vjeça

Postuar: 15/02/2019 - 22:35

Policia është duke hetuar në një pistë tjetër lidhur me vrasjen një ditë më parë të 49-vjeçares