BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Çështja “Shullazi” në ngërç, prokurorët refuzojnë në unison dosjen

Çështja “Shullazi” në ngërç,

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela mblodhi mëngjesin e djeshëm prokurorët për të hedhur shortin për dosjen “Shullazi”, por të gjithë e kanë braktisur shortin pasi, sipas tyre, konsiderojnë të paligjshëm shortimin. Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga seanca e paracaktuar për dosjen e Emiljano Shullazit dhe të ashtuquajturit grupit të tij, ende nuk janë caktuar prokurorët të cilët do të duhet të lexojnë konkluzionet përfundimtare. Kujtojmë se përfaqësues të akuzës gjatë gjithë procesit kanë qenë Ened Nakuçi dhe Elizabeta Imeraj. Kjo e fundit hoqi dorë nga dosja, pasi u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës, ndërsa Nakuçi është larguar për në Itali, me pretendimin se nuk mund të marrë pjesë në çështje, për sa kohë ai është i sëmurë, duke paraqitur edhe një raport afatgjatë. Në këto kushte, duket se procesi është futur në ngërç, ndërsa gjatë ditës së djeshme është mbajtur edhe një mbledhje urgjente në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të hidhej një short për të përzgjedhur përfaqësuesin e akuzës, por kjo mbledhje ka dështuar, pasi 19 prokurorët e mbledhur kanë braktisur mbledhjen e bërë në orët e para të ditës së djeshme. Drejtuesja Donika Prela, është kundërshtuar nga prokurorët të cilët kanë braktisur mbledhjen dhe e kanë konsideruar shortimin si të padrejtë dhe jo ligjor, ndërsa kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e kryeprokurores Arta Marku për zgjidhjen e kësaj situate. Këtë propozim, Prela nuk e ka pranuar dhe burime thonë se në mesditë do të zhvillohej edhe një tjetër mbledhje, por që mesa duket nuk ka dhënë rezultat. Tashmë si përfaqësuesi i akuzës, është vetëm ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili është caktuar me anë të një autorizimi të Prelës, kur në bazë të ligjit duhet të ishte shortuar. Sipas ligjit, përfaqësues të akuzës në proces duhet të jenë dy, por përzgjedhja e një tjetër prokurori po bëhet akoma dhe më e vështirë, ndërsa nuk dihet nëse data 25 shtator, do të jetë dështimi i radhës për këtë çështje e cila ka që prej qershorit që zvarritet, herë nga avokatët dhe herë nga vetë prokurorët. E vetmja gjë që dihet përveç faktit se ish drejtuesi i Krimeve të Rënda është zgjedhur pa short, mbrojtja do ta kontestoj sërish prezencën e tij, për shkak se emri i Hadarmatajt, është përmendur nga një dëshmitar gjatë procesit. Kujtojmë se një javë më parë, në lidhje me këtë situatë të krijuar sa i përket procesit ndaj Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Qyqes, Endrit Zelës dhe Blerim Shullazit ka folur edhe ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Lu. Ky i fundit në një intervistë të dhënë në një emision televiziv u shpreh se në gjyqin e ndaj Shullazit, prokurorët janë të frikësuar dhe nuk marrin pjesë. “Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq”, u shpreh Lu, ndërsa duket se ish-ambasadori ka qenë mjaftë i informuar për këtë çështje, në kushtet kur prokurorët kanë kundërshtuar shortimin për këtë çështje.

Hetimet

Hetimet për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij kanë nisur që në shkurt të 2016-ës, nga një referim i Policisë së Shtetit në lidhje me një sërë veprash penale të ndodhura atë kohë. Sipas policisë këto vepra ishin kryer nga persona të ndryshëm, por në bashkëpunim. Pas referimit të policisë së Shtetit, në vitin 2016 u bë edhe arrestimi i Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Hetimet kanë vazhduar për Emiljano Shullazin deri në arrestimin e tij nën akuzën e kërcënimit ndaj dy pedagogëve në muajin prill të 2016-ës. Gjatë seancave të mëparshme, prokuroria paraqiti si prova shkresore materiale të tilla si pamje filmike, procesverbale, përgjime ambientale dhe telefonike. Ndërsa janë administruar edhe dëshmia e shumë personave të cilët, gjatë hetimeve paraprake kanë pranuar se janë kërcënuar nga Emiljano Shullazi dhe i ashtuquajturi grupi i tij, por gjatë shqyrtimit gjyqësor, të gjithë këta persona, që nga pedagogët dhe deri të biznesmeni Jani Zaka, e kanë mohuar një gjë të tillë. Ndërkohë, i vetmi person i cili i ka qëndruar dëshmisë së tij, është Ylvi Beqja, i cili është dëshmitar i mbrojtur. Është dëshmia e Beqjes, ajo që ka “fundosur” Shullazin, por gjatë procesit mbrojtja ka pretenduar se ata kanë qenë miq dhe Shullazi, nuk e ka kërcënuar asnjëherë Beqjen.

Elvis Myrta