Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çështja “Tahiri”, Krimet e Rënda afat prokurorisë deri me 10 mars të kalojë dosjen për gjykim, ose të mbyllë hetimet

Postuar: 12/02/2019 - 07:38

Saimir Tahiri ka fituar betejën e radhës ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda për akuzat e ngritura ndaj tij. Gjykata ka pranuar ankimimin e ish Ministrit të Brendshëm për zgjatjen me tre muaj të hetimeve. Togat e zeza të krimeve të rënda i lanë një muaj kohë prokurorisë, për të kryer veprimet e nevojshme dhe të marrë një vendim për dosjen ndaj Saimir Tahirit. Në zbatim të vendimit të gjykatës, prokurorët kanë edhe një muaj kohë për të dalë me një përfundim nëse procedimi penal ndaj ish-ministrit duhet të pushohet, apo ai duhet të dërgohet si i pandehur në gjykatë. Rreth dy javë më parë, organi i akuzës vendosi të zgjasë edhe me tre muaj të tjerë hetimet për ish-ministrin, me argumentet se është në pritje të një letër porosie nga Mali i Zi, si dhe është në proces përkthimi të një tjetër letër porosie të mbërritur nga autoritetet italiane. Këto pretendime të akuzës, u konsideruan nga Tahiri dhe mbrojtja e tij si një zvarritje të procesit, ndërsa kërkoi nga gjykata mbylljen e hetimit. Kërkesë, që Krimet e Rënda e morën në shqyrtim në dy seanca të ndryshme dhe në përfundim, pranuan pjesërisht kërkesën e Tahirit, duke i lënë prokurorisë afat deri në 10 mars për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe të dërgojë çështjen në gjykatë për vlerësim. Ndërkohë që ky vendim i gjykatës, mund të konsiderohet si një “fitore” për ish-ministrin, ndaj të cilit janë ngritur akuzat e “Trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendor”.

Seanca

I shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Maksim Haxhia, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u paraqit në ambientet e Gjykatës për Krime të Rënda i veshur sportiv dhe nën shoqërinë e “fansave” të tij. Seanca e drejtuar nga gjyqtarja Liljana Baku, zgjati rreth 2 orë, ndërsa në përfundim të saj, u vendos pranimi i ankimit dhe caktimi i një afati për prokurorinë. Ndërkohë, më herët, seanca u shty për disa minuta, kjo për shkak se prokuroria nuk kishte në dispozicion një pjesë të akteve të kërkuara. Me kërkesë të prokurorisë, ashtu si një javë më parë, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, kjo për shkak të sekretit hetimor. Në fund të seancës, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, foli për mediat duke e konsideruar si fundin e një “maratone” që nuk mund të zgjaste pafund. Tahiri tha se gjykata i kishte dhënë të drejtë dhe se kjo është një mundësi që ai të merrte drejtësinë që i takon. “Për mua dhe prokurorinë fillon numërimi mbrapsht. Deri më 10 mars besoj që edhe prokuroria do ketë kohë të mbyllë hetimet. Kam pasur durim dhe do kem akoma, ashtu siç kam pasur forcë për t’ju shpjeguar të gjithë qytetarëve të vërtetën time deri në germën e fundit .Më vjen mirë që jam në këtë fazë. Gjykata më dha të drejtë, kjo histori nuk mund të zgjasë pafund. Nuk e shoh si lojë golash, por si mundësi për të marrë drejtësinë që më takon. Kam mbajtur mbi kurriz akuza nga më të rëndomtat dhe më skandalozet. Ka pritur pa folur që drejtësia të flasë. Kur kjo ndodh me mua, imagjinoni ju çfarë ndodh me qytetarët”, tha Tahiri

Hetimet

Në bazë të hetimeve të kryera për verifikimin e të dhënave të marra nga autoritet italiane, kanë rezultuar disa të fakte që sipas prokurorisë implikojnë më shumë ish-ministrin. Referuar dosjes hetimore, përpos përgjimeve të prokurorisë së Katanias, një fakt tjetër që sipas akuzës implikon Tahirin, është edhe shitja e makinës tip “Audi”. Nga verifikimet, rezulton se Tahiri e ka blerë atë në vitin 2013, për vlerën monetare të 21 mijë eurove dhe e ka shitur një vit më vonë, me një shifër shumë më të ulët, prej 9 milionë lekësh, kushëririt të tij Artan Habilaj, shifër që lë vend për dyshime. Një pikë tjetër, ku është mbështetur prokuroria është edhe lëvizja e lirshme e grupit “Habilaj” në Shqipëri, duke mos u identifikuar as nga radarët. Sipas konkluzioneve të prokurorisë, rezulton se sistemi i doganave, ka qenë i kontrolluar nga personi nën hetim, duke mos bërë regjistrimin e disa shtetasve, në këtë rast të vëllezërve Habilaj, por jo vetëm. Nga hetimet e deritanishme, këta persona nuk regjistroheshin në asnjë pikë kufitare, pra kjo sipas akuzës, të bënë të mendosh se ishte diçka e kontrolluar, pasi nuk ndodhte vetëm në një prej pikave doganore.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 22:01

Kur të gjithë po presin që temperaturat të rriten, Mbrojtja Civile Kombëtare në Itali parashikon erëra shumë të forta.

Postuar: 21/04/2019 - 21:44

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lushnje-Berat, në vendin e

Postuar: 21/04/2019 - 21:31

Të tjera detaje janë zbuluar pas arrestimit të katër personave nga policia, që kanë lidhje dire

Postuar: 21/04/2019 - 21:21

Policia ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur më 9

Postuar: 21/04/2019 - 20:54

Hetimet për grabitjen në Rinas kanë marrë një kthesë të madhe pas identifikimit të servisit, në p

Postuar: 21/04/2019 - 20:50

Edhe pse sot është e kremtja e Pashkës, banorët e Unazës së Re kanë vijuar me protestën e tyre

Postuar: 21/04/2019 - 20:42

Gazetarja Klodina Lala shprehet se dy personat e ndaluar në Elbasan janë pjesë e grupeve krimin