Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë ndodhi? Policia holandeze qëllon ndaj kamionit të shqiptarëve

Postuar: 15/05/2019 - 20:14

Një kamion me mallra të vjedhura që drejtohej nga një shqiptar, është bllokuar nga policia në Holandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën A67 në qytetin Veldhoven. Sipas mediave holandeze, autoritetet i bën shenjë kamionit me targa të huaja që të ndalonte në postbllok, por shoferi refuzoi dhe vazhdoi të udhëtonte. Në këtë moment, punonjësit e policisë qëlluan me armë në ajër për paralajmërim, por nuk pati asnjë të lënduar.
 
Kamioni shoqërohej nga një automjet i dytë me të cilën udhëtonin pesë persona. Dy mjetet refuzuan urdhrin e policisë dhe ndaluan disa kilometra më tutje. Shoferi i kamionit dhe shoferi i dytë, si dhe pesë personat që ndodheshin në autoveturë braktisën mjetet dhe u arratisën në këmbë.
 
Efektivët holandezë që u vunë në ndjekje të tyre mundën të arrestonin vetëm shoferin e kamionit, një 46-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Kurse 6 personat e tjerë ende nuk janë gjetur edhe pas kërkimeve intensive. Policia tha se brenda kamionit u gjetën mallra të vjedhura, të tilla si celularë, sende elektronike dhe rroba. Madje edhe kamioni rezultonte i vjedhur.
 
Autoritetet holandeze po marrin në pyetje shqiptarin e arrestuar dhe njëkohësisht vazhdojnë kërkimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij të arratisur. Hetuesit dyshojnë se këta persona janë pjesë e një grupi grabitësish.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 23:15

Policia ka dhënë informacion paraprak lidhur me flakët që kanë përfshirë pikën e karburantit në superstradën Lezhë-Laç.  Ajo njofton se nga shpërthimi janë lënduar 6 persona, njëri prej të cilëve është nisur drej

Postuar: 24/08/2019 - 22:46

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Laç.

Postuar: 24/08/2019 - 21:24

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në katin e 13-të një pallati te Rruga e Burgut.

Postuar: 24/08/2019 - 20:51

Një turist çek është rrëzuar rreth orës 19:00 të pasdites së sotme teksa po udhëtonte me motor ba

Postuar: 24/08/2019 - 20:33

Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motor rrugën malore mbi fshatin Rinas

Postuar: 24/08/2019 - 19:59

Policia greke ka arrestuar mbrëmë katër shqiptarë të cilët rrëmbyen bashkëkombësin e tyre 31 vjeç