Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë po ndodh? Mjekë brenda dhe jashtë Gjykatës së Shkodrës

Postuar: 22/09/2018 - 11:21

Dërgohen në gjykatën e Shkodrës mjekët e spitalit të Shkodrës të arrestuar për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ish drejtori i spitalit, Përparim Cela, mjeku Luan Dragusha, infermieri Renato Kepi, farmacistja Karmen Kaçulini, janë të parët që janë sjellë në gjykatë. Jashtë mjediseve të gjykatës ka mjekë, infermierë dhe familjarë që mbështesin të arrestuarit.

Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.

Dy ditë më parë shtatë persona u vune në pranga e dy të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre ish-drejtues, mjekë e infermierë të spitalit të Shkodrës, pasi akuzohen për abuzime me tenderat e barnave dhe mjekësore.

Pas një hetimi dy mujor të prokurorisë së Shkodrës, policia ka ekzekutuar masat e sigurisë “arrest me burg” dhe pezullim nga detyra për mjekët Përparim Çela, kirurg i njohur, Luan Dragusha, farmacistja Karmen Kaculini dhe infermeririn Renato Kepi.

Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi janë shpallur në kërkim, ndërsa tre anëtare të Komisionit të marrjes në dorëzim Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj janë lënë në “arrest shtëpie”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 22:48

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar situatën e rëndë në vend. Dy ditë para protestës Hoxha tha se nëse nuk ka një ndërhyrje nga ndërkombëtarët nesër mund  të shkojë në viktima.

Postuar: 19/06/2019 - 22:25

Përgjimi numër 8 është një bisedë e përgjuar mes Imer Lalës dhe një personi që Bild i shkruan vet

Postuar: 19/06/2019 - 22:13

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se situata në vend ka agravuar dhe duhet parandaluar sa më shpejt n

Postuar: 19/06/2019 - 21:51

Imer Lala bisedë me një të panjohur

Imer Lala: Hej Ardi,

Postuar: 19/06/2019 - 21:47

Lidhur me përgjimet e publikuara për shitblerjen e votave, Artan Hoxha deklaroi se ato janë të re

Postuar: 19/06/2019 - 21:39

Policia e Shtetit jep informacion rreth tensioneve gjatë ditës së sotme ku janë sulmuar 14 KZAZ