Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë po ndodh tek ambasada e Holandës? Policia 'blindon' godinën

Postuar: 20/04/2019 - 12:42

Parlamenti i Holandës ditë më parë votoi pro kthimit të regjimit të vizave për shqiptarët dhe këtë kërkesë ia përcolli qeverisë  së saj, duke u shprehur se klanet shqiptare janë kthyer në rrezik serioz për qytetarët e Holandës.

Por, ky vendim është kritikuar ashpër nga Shoqëria Civile në vendin tonë. Ajo ka paralajmëruar për një protestë para ambasadës së Holandës në Tiranë këtë të shtunë duke kritikuar nismën e ndërmarrë nga parlamenti holandez.

Policia e Shtetit nga ana tjetër ka marrë masat dhe disa efektivë janë vendosur para ambasadës me qëllim garantimin e qetë të tubimit. Sipas përfaqësuesve të Shoqërisë Civile, në protestë do të jenë 10-15 persona të cilët do të mbajnë pankarta me slogane demokratike, të cilat në thelb do kundërshtojnë një vendim për kthim vizash për shqiptarët. Ata shprehën se krimin në Holandë nuk e mbollën shqiptarët

“TURP! Jo Viza për Shqiptarët por për Qeveritarët e Pushtetit të “MJAFT” & SOROS që na sollën të gjitha Qeveritë Holandeze nga viti 2003 e deri më sot!

Sps MAFJEN SHQIPTARE në Holandë nuk e pollën shqiptarët por Mafia Qeveritare Soros me sponsorizimin zyrtar të Qeverive Holandeze!”-thuhet në reagimin e Shoqërisë Civile.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 20:27

Sjellja e gabuar për dy peshq zgare i kanë kushtuar shtrenjtë kushëririt të ish-deputetit të Himarës Koço Kokëdhima.

Postuar: 22/08/2019 - 19:49

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme

Postuar: 22/08/2019 - 19:05

Një operacion i policisë italiane i koduar “Kusar”, shpartalloi një bandë përgjegjëse

Postuar: 22/08/2019 - 18:50

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Tiran

Postuar: 22/08/2019 - 17:59

Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit I.,Ç, 26 vjeç, lindur në Mallakas

Postuar: 22/08/2019 - 17:49

Një 30-vjeçar ka rënë nga shtylla duke pësuar dëmtime dhe djegie në trup.