BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Aktualitet

Cikloni i fuqishëm në Greqi sjell ndryshimet e papritura të motit në Shqipëri, mësoni si parashikohet të jetë koha gjatë gjithë ditës së sotme në vendin tonë

Cikloni i fuqishëm në Greqi sjell ndryshimet e papritura të motit

Gradualisht me kalimin e orëve cikloni mesdhetar (Medicane) po i afrohet brigjeve perëndimore të Greqisë, ciklon i cili në shtetin fqinj pritet të sjellë rrebeshe intensive shiu dhe breshëri si dhe stuhi ere.

Për fatin tonë të mirë vendi ynë do të preket nga periferia e aktivitetit të këtij cikloni, duke sjell mbi vendin tonë në orët e pasdites reshje shiu kryesisht në jug të vendit.

Dita e Premte (gjatë orëve të para të 24-orëshit) nis me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën e jugore, sipas meteoalb.

Për tu theksuar është fakti se nesër pritet të ketë erë intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, por hera herës era fiton intensitet deri në 15-25m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre si dhe zonat luginore të vendit.