Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

'Çmendet' moti në Shkozet, shikoni shkatërrimet që sjell tornadoja në pak sekonda (Video)

Video: 

Postuar: 12/02/2019 - 13:22

Fortuna që përfshiu Durrësin pasditen e së hënës shkaktoi dëme të shumta financiare në sektorin e agrobiznesit. Një tornado shkatërroi plotësisht një serë 30 hektarë në zonën e Shkozetit, duke fluturuar në një rreze prej 500 metrash tabaket e xhamit. Në Durrës u krijuan disa stuhi të fuqishme, në formën e një cikloni. Njeri prej tyre ra në det, ndërsa tjetri pikërisht në këtë serë.

Për fat të mirë, punëtorët nuk ndodheshin në ambientet e brendshme në ato momente dhe shpëtuan për mrekulli pa u dëmtuar. Pronarët e serës shprehen se janë shkatërruar financiarisht, por i ngushëllon fakti që u shkaktuan vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Ata thonë se nuk e kishin siguruar biznesin dhe dëmet financiare bien në kurriz të tyre.

Pasditen e djeshme gjiri i Durrësit është goditur nga moti i keq me erë të fortë dhe det të trazuar. Drejtoria e Përgjithshme Detare informoi se i gjithë bregdeti shqiptar do të përballej me mot të keq dhe erëra me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jug-Jug Perëndim forca detit 7 shkalla Boufort në det të hapur.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 09:33

Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit, të cilët kishin dhënë alarmin për ndihmë.

Postuar: 21/04/2019 - 09:13

Kryeministri Edi Rama u uruar sot të gjithë besimtarëve katolikë Pashkët.Me anë të një postimi në

Postuar: 21/04/2019 - 09:07

Sipas MeteoAlb: Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë v

Postuar: 21/04/2019 - 08:14

 Kur kanë kaluar 12 ditë nga supergrabitja e 6.5 milionë euro në Rinas, Policia e Shtetit ka

Postuar: 21/04/2019 - 08:11

Kur kanë kaluar tre ditë nga arrestimi i 36-vjeçarit Bledar Pupa dhe 31-vjeçarit Orges Stefanidhi

Postuar: 20/04/2019 - 23:15

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima do të kandidojë për kryetar të Bashkisë

Postuar: 20/04/2019 - 23:06

Profesor Artan Fuga në një postim ironizues në faqen e tij në Facebook ka analizuar situatën në t