Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Ç'nuk u tha për stadiumin! Ja ku jemi sot”/ Veliaj jep lajmin e mirë: Thuajse gati edhe sheshi "Italia" (Video)

Postuar: 15/11/2019 - 10:42

Paralelisht me ndërtimin e stadiumit të ri, ka vijuar puna edhe me rindërtimin e sheshit “Italia”. Prej disa muajsh, është punuar me intensitet për realizimin e projektit, dhe tashmë kur pritet edhe inaugurimi i stadiumit “Air Albania”, edhe sheshi do të jetë gati.

Pas shtrimit të pllakave dhe sistemit të gjithë sheshit “Italia”, grupi i punës është fokusuar në realizimin në kohë të gjithë detajeve.

Lajmin e ka dhënë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa përcjell disa foto nga punimet në shesh, dhe parkingu nëntokësor, tashmë i përfunduar.

“Thuajse gati edhe sheshi "Italia" ----------

Ç'nuk u tha për stadiumin! Ja ku jemi sot - një shtëpi dinjitoze për kuqezinjtë e një hapësire moderne për gjithë Tiranën!
Stadiumi e sheshi sipër, parkingu e trafiku poshtë! Qytet për njerëzit, jo për makinat!
#CitiesForPeople #CarFree --”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Parkimi në Sheshin “Italia” përkrah stadiumit të ri do t’i vijë në ndihmë edhe aktiviteteve të ndryshme që do të zhvillohen në këtë zonë. Po kështu, stadiumi i ri dhe ambientet ndihmëse rreth tij do t’u shërbejnë gjatë gjithë ditëve të javës qytetarëve të Tiranës dhe vizitorëve të shumtë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 09:52

Kërpudha Gjigante me Tri Pjesë”, e vendosur në kopshtin e Kryeministrisë ishte një vepër arti, dhuruar popullit shqiptar, nga autori Carsten Höller, deri sa protestuesit e opozitës e shkatërruan atë.

Postuar: 12/12/2019 - 09:46

Këshilli i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar këtë të enjte nga detyra kryetaren e Gjykatës Admi

Postuar: 12/12/2019 - 09:44

Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë zbuluar bëmat e ndërtuesve me pallatet shumëkatëshe në qarkun e

Postuar: 12/12/2019 - 09:37

Ditën e sotme, pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të vendosë për transferimet në rrethe, të

Postuar: 12/12/2019 - 09:24

Pas vendimit për të shembur 3 godina në Qytetet Studenti dhe 10 bujtina në Universitetin Bujqësor

Postuar: 12/12/2019 - 09:13

Këshilli Bashkiak i Kurbinit ka miratuar shembjen e 7 pallateve që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nën

Postuar: 12/12/2019 - 08:42

Policia e Barit në Itali, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje ka ekzekutuar një sërë