Rajoni

COVID-19/ Bien shifrat në Maqedoninë e Veriut, ja si është situata gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19/ Bien shifrat në Maqedoninë e Veriut, ja si është

Maqedonia e Veriut ka shënuar një rënie të shifrave nga COVID-19 në 24 orët e fundit duke regjistruar 7 viktima dhe 165 raste të reja.

Dita e djeshme për Maqedoninë e Veriut ishte një rekord ‘i zi’ pasi u shënuan 15 viktima, kurse sot 8 më pak.

Por sa i përket të infektuarve, ka vetëm një rënie të lehtë me 8 të infektuar më pak .

Të shëruarit së fundmi kanë qenë 128 teksa në total Maqedonia e Veriut nga fillimi i pandemisë, 6786 të infektuar në total, 328 viktima dhe 2876 të shëruar.