BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Aktualitet

Covid-19 dhe frika e hapjes së shkollave, epidemiologu Ilir Alimehmeti jep lajmin e mirë

Covid-19 dhe frika e hapjes së shkollave, epidemiologu Ilir Alimehmeti jep

Epidemiologu dhe zëvendësdekani i Fakultetit të Mjekësisë, Ilir Alimehmeti foli rreth situatës në të cilën gjendet vendi ynë në këtë periudhë pandemie.Sipas tij, jemi akoma herët për të parë situatën e pandemisë që pas hapjes së shkollave sepse është një sëmundje që do kohë të shfaqë simptomat e si rrjedhojë nuk mund të kemi një panoramë të qartë.

Alimehmeti sqaroi se nuk e sheh si alarmante hapjen e shkollave duke qenë se në pjesën dërrmuese të vendeve që i kanë pasur shkollat hapur nuk ka ndodhur asgjë shqetësuese.

Teska iu referua shteteve, të cilat kanë bërë studime konkrete për mundësintë e infektimit të fëmijëve me COVID-19, z. Alimehmeti thotë se reth  5.8% e fëmijëve deri në 10 vjeç janë infektuar gjatë qëndrimit në shtëpi dhe 1.1% e tyre jashtë shtëpie. 

“Në informacionin shkencor të dhënë nga OBSH në 17 qershor konsideron të negativizuar një person pas 10 ditësh ose 2 javësh për personat asiptomatik dhe pak më gjatë për personat simptomatik”,- tha Mehmeti teksa sqaroi se termi ‘i/e shëruar’ është i gabuar dhe termi i duhur është ‘i/e negativizuar’.-tha ai në një intervistë për Euronews Albania. 

Ai gjithashtu sqaroi qëndrimin e tij kundër mbylljes duke iu referuar izolimit si diçka që do sillte më tepër efekte negative sesa pozitive. Epidemiologu u shpreh se situata që po kalojmë është thjesht vazhdimësi e valës së parë të pandemisë.