BREAKING NEWS

Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën lëvizjen e parë si President i SHBA-ve: Nuk duhet të humbasim kohë!

Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën
x

Aktualitet

COVID-19 hyn edhe në burgun e Bradasheshit në Elbasan, infektohet shefi i policisë, vetëkarantinohen 10 punonjës

COVID-19 hyn edhe në burgun e Bradasheshit në Elbasan, infektohet

COVID-19 ka hyrë edhe në burgun e Bradasheshit në Elbasan.

Burime për mediat bëjnë të ditur se është infektuar me koronavirus shefi i policisë në paraburgimin e Bradasheshit.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, pasi më parë ishte konfirmuar edhe shefi i regjimit të jashtëm të paraburgimit.

Nga raportimet mësohet se të paktën 10 punonjës të paraburgimit janë karantinuar dhe janë në pritje të kryerjes së tamponeve.

Nuk dihet se si janë infektuar zyrtarët e paraburgimit, por mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.