BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Aktualitet

COVID-19 i merr jetën mësuesit që ishte i shtruar tek Infektivi, gazetari i njohur publikon foton dhe bën dedikimin prekës: Njeri i besës dhe i fjalës së drejtë! (EMRI)

COVID-19 i merr jetën mësuesit që ishte i shtruar tek Infektivi,

Koronavirusi i ka marrë jetën mësuesit 57-vjeçar nga Mirdita, Gjon Kola. Lajmin e hidhur e ka dhënë gazetari Gjon Marku përmes një dedikimi në rrjetet sociale.

Marku shkruan se Kola ishte prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, por nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen.

Kola ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, duke lënë pas dhimbjen për të gjithë familjarët e të afërmit, por edhe për të gjithë brezat e nxënësve që morën dije prej tij.

Postimi i plotë i gazetarit:

 COVID shuan mësues Gjonin!… (Mesuesi Gjon Kola nuk  arriti t’ia dale  luftes ndaj Covid-19, qe e kishte zene prej disa kohesh. Ai nderroi jete ne spitalin infektiv ne Tirane, duke lene ne pikellim familjen e tij te dashur, te aferm, kolege dhe miq te panumert.

Gjoni do te mbahet mend si mesuesi i perkushtuar dhe veprimtar shoqeror teper aktiv, njeri i beses dhe i fjales se drejte, person tejet i dashur dhe hokatar i kandshem.

Mua me ka rene ta njoh qe para ’90-s ne nje pritje unike qe me ka bere me nje grup studenteve te arteve nga Tirana, atje ne kullen e tij bujare e mikpritese ne Ndershene te Oroshit ku dhe ka lindur.

Qofsh i bekuar mesues Gjoni edhe ne ate jete!)

Më të lexuarat