BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Aktualitet

COVID-19 i merr jetën regjisorit të njohur shqiptar, mesazhi i dhimbshëm i mbesës së tij teksa ai ishte në gjendje të rëndë në spital: Gjyshi im ki guxim, ti më premtove!

COVID-19 i merr jetën regjisorit të njohur shqiptar, mesazhi i

Mëngjesi i sotëm nisi me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur shqiptar, Muharrem Fejzo, i cili nuk mundi ta fitojë betejën me COVID-19. Ai ishte i shtruar prej ditësh në spital dhe gjendja e tij paraqitej mjaft e rënduar.

Ndërkohë familja e tij pre ditësh nuk kishte se çfarë të bënte, veçse të lutej. Alina Fejzo, mbesa e artistit të madh, pak orë para vdekjes, në një postim në rrjetet sociale lutej për shërimin e gjyshit, por koronavirusi u tregua i pamërishëm duke i marrë jetën.

“Xhyshi im i dashur, ja ku jam.. Një vajzë e vogël po të shkruan, një vajzë që ti e bëre të ëndërrosh dhe të udhëtosh me lumenjtë e fjalëve. Një vajzë e vogël që bëre të dashurohesh me ngjyrat e ndritshme të kësaj jete krijuese.

U bere klloun per kete vogelushe qe ta besh te qesh, aktor per ta bere emocional, piktor per ta bere te enderroje, mesuese dhe ti gjithmone veshin dhe zemren me te ndjeshme per ta degjuar ne cdo gje qe donte te thoshte ty. ti.

Kjo vajzë e vogël xhyshi dëshiron t ‘ju falënderojë dhe dëshiron t’ ju shohë sa më shpejt për një nga ato përqafimet që zgjasin ditët, muajt dhe vitet! Hajde gjysh, guxim.. Më premtove. Jemi me ty” shkruante ajo.

Por, Muharrem Fejzo nuk ia doli, ndërsa, djali i tij Joe i kërkon falje që nuk ishte aty as për t’i dhënë një gotë ujë për shkak të rrethanave të krijuara nga sëmundja.

COVID-19 i merr jetën regjisorit të njohur shqiptar, mesazhi i

Më të lexuarat