Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Aktualitet

Covid-19 i mori jetën mjekut nga Kavaja, reagon MSH: Kishte dy javë në terapi intensive

Covid-19 i mori jetën mjekut nga Kavaja, reagon MSH: Kishte dy javë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar vdekjen e mjekut Sefer Derivishi. Për fat të keq, Derivishi, mjeku i qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, nuk e fitoi dot betejën me Covid-19.

Në reagim, MSH thotë se mjeku ndodhej prej dy javësh në terapi intensive dhe se vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Reagimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.

Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!