BREAKING NEWS

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat
x

Aktualitet

COVID-19 i mori jetën papritur 18-vjeçarit nga Elbasani, flet miku i tij dhe rrëqeth me ato që tregon: Kishte merak nënën dhe babanë!

COVID-19 i mori jetën papritur 18-vjeçarit nga Elbasani, flet miku i

Fatkeqësisht COVID-19 i mori jetën dje një 18-vjeçari nga qyteti i Elbasanit, i cili prej 4 ditësh ishte në intubim. Virusi kishte prekur totalisht mushkëritë e Qamil Seitit, ndërkohë edhe babai i tij është në luftë me Covid-19.

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ka qenë i ftuar miku i tij, Xhuliano Mata. Gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë, ai tha se nuk ka fjalë për këtë humbje dhe se ndihet i shokuar.

“Isha në shkollë, kur në 5-minutësh na erdhi një lajm i pakonfirmuar. Ne mendonim se nuk ishte i vërtetë. Ishte mesazh se Qamili ka ndërruar jetë. Nuk na binte në mendje që një djalë 18-vjeçar të ndërronte jetë”, tha ai.

Xhuliano u shpreh se e njeh që të vogël Qamilin dhe se ka qenë njeri shumë pozitiv dhe kishte shumë dëshira.

“Para 10-ditësh kemi folur me të, e kemi folur për të ardhmen tonë. Ai kishte pasion kuzhinën. Madje punonte kur kishte kohë të lirë. E donte të ardhmen. Të arrij një gjë të mirë nga vetja. Donte ta bënte familjen e tij krenar”, tha Mata.

Sipas tij, shoku i ndjerë nuk kishte asnjë sëmundje tjetër, prandaj u duket si ëndërr vdekja e tij.

“Tani babai i tij është në intubim, urojmë të shërohet sa më shpejt. Kur flisnim për virusin, ai kishte merak vetëm nënën e babanë, nuk e mendonte se do të shkonin gjërat kështu. Ka patur një vëlla dhe motër më të madh, që janë në gjendje të mirë shëndetësore”, përfundoi Mata.

COVID-19 i mori jetën papritur 18-vjeçarit nga Elbasani, flet miku i