Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të
x

Aktualitet

Covid-19/ Pëllumb Pipero del me deklaratën e papritur: Nuk pres mrekulli të madhe nga plazma, as nga vaksina, këto janë ‘armët’ e vetme!

Covid-19/ Pëllumb Pipero del me deklaratën e papritur: Nuk pres

Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se nuk pret ndonjë mrekulli në betejën me Covid -19 as nga trajtimi me plazmë dhe as nga vaksina.

Pipero tha për “Arena” se edhe për shumë kohë të vetmet “armë” që do të kemi në dorë për të luftuar këtë virus janë maska, distanca dhe higjiena personale.

Pipero: Janë marrë vendime në emergjencë e sipër dhe të padokumentuara shkencërisht deri në fund. Edhe nga plazma hiperimune nuk pres ndonjë çudi për shumë arsye. Në fillim pati optimizëm, por me kalimin e kohës është vërtetuar se aty-aty shkon përfitimi. Ndihmon por nuk bën mrekulli. Mbetemi ende në kuadrin e një trajtimi gjithëpërfshirës por gjithësesi ende mbështetës. Nuk pres mrekulli të madhe nga plazma, as nga vaksina.Do të kemi një vaksinë para fundit të vitit ose në fillim të vitit që vjen. Por nuk është problemi të kemi një vaksinë, problemi është para se të jetë efektive, sa e sigurt është vaksina. Për të provuar sigurinë e një vaksine duhen të paktën 6 muaj pas prodhimit prova klinike. Ndaj në këtë histori e para është maska, së dyti distanca dhe së treti higjiena.