BREAKING NEWS

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat e rënda, i përgjigjet akuzës ‘bombë’ të Sali Berishës: Unë e paralajmërova që...

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr
x

Aktualitet

Ç’po ndodh me babain mostër që vrau vajzën brenda në makinë, kjo është deklarata e tij sot në gjyq përmes Skype. Zbardhet kërkesa e avokatit mbrojtës ndaj gjykatës

Ç’po ndodh me babain mostër që vrau vajzën brenda
Petrit Lekaj e ka pranuar se e ka vrarë vajzën e tij. Kështu raportojnë mediat e huaja sot, duke shkruar se shqiptari u shfaq përmes një lidhje me Skype në Gjykatën Supreme ku e ripranoi fajin për vrasjen e Sabrina Lekaj. Ai eshte i mbyllur tashme ne nje spital psikiatrik ku raportohet se gjendja e tij nuk eshte e mire.
 
Studentja 20-vjeçare u gjet e vdekur brenda makinës së saj pranë banesës në muajin korrik të këtij viti. Brenda mjetetit u gjet edhe babai i saj i plagosur.
 
Sic shkruajnë mediat, prokurori ka kërkuar një raport të pavarur nga specialistër psikiatër për të akuzuarin i cili e ka pranuar krimin. Por deri më tani kur kanë kaluar disa muaj pas ngjarjes, nuk dihet motivi i saj.
 
Edhe nëna e Sabrinës, mbetet konfuze për motivin që e shtyu bashkëshortin e saj të kryejë këtë krim.
Avokati mbrojtës i shqiptarit, Ben Sale i kërkoi gjykatës sot kohën e nevojshme për të siguruar raportin psikiatrik përpara dhënies së dënimit.
 
Ai tha se ka pasur disa vonesa për shkak të shëndetit të klientit të tij. Në gjykatë sot, avokati i tij mbrojtjes Ben Sale tha se vendimi për fajësinë e tij ishte arritur pasi ishin marrë shumë ceshtje “ne konsiderate”.
 
Gjyqtari Trish Kelly e shtyu vendimin per gjykimin deri më 4 shkurt. Një tjetër media raporton se shqiptari ka pasur nje te kaluar jo te paster, pasi i kane zbuluar se ka qene i dënuar për drogë perpara 20 vjetesh.
 
Sic shkruajne mediat e huaja, 49-vjeçari u dergua në James Nash House, institucioni ku mbahen personat e paraburgosur qe vuajne nga probleme te shëndetit mendor, në Adelaide.
16982788-7330351-Pyrrhus_Lekaj_11_said_the_last_words_his_sister_Sabrina_said_to_-a-31_156516099171516982786-7330351-Romina_Lekaj_left_hugs_her_son_Pyrrhus_and_is_comforted_by_a_mou-a-32_1565160991716Sabrina-Lekaj4-570x410