Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ç'po ndodh në Durrës? Policia ‘blindon’ rrugët dhe bën apelin e fortë

Postuar: 15/06/2019 - 16:15

Policia Rrugore e Durrësit ka nisur marrjen e masave për sezonin turistik, ndërsa ka apeluar për kujdes dhe vigjilencë tek pushuesit, të cilët do të zgjedhin bregdetin e Durrësit për të kaluar pushimet verore.

 
Duke marrë në konsideratë fluksin e pushuesve, sidomos në fundjavë, Policia apelon për qytetarët që të ecin me kujdes në rrugë dhe të respektojmë të gjitha normat e lejuara të qarkullimit, me qëllim shmangien e çdo incidenti.
 
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore e Qarkut Durrës e angazhuar në  mbarëvajtjen e sezonit turistik. Policia Rrugore e Qarkut Durrës është angazhuar maksimalisht në mbarëvajtjen e sezonit turistik.
 
Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit si dhe Plepa-Golem. Policia Rrugore me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme këshillon drejtuesit e mjeteve si më poshtë:
 
– Të mos kryejnë parakalime të gabuara.
 
– Të respektojnë normat e shpejtësisë.
 
– Të ruajnë distancën e sigurisë së mjeteve në lëvizje.
 
– Të mos drejtojnë mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.
 
Gjithashtu bëjmë me dije se në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit është shtuar monitorimi i rrugëve jo vetëm nga punonjës më uniformë por edhe punonjës policie civilë të cilët do të angazhohen për monitorimin e rrugëve, orientimin dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve duke siguruar një aks rrugor sa më të sigurt për pushuesit. Punonjësit e Policisë Rrugore do të ndëshkojnë ata drejtues që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe bëhen burim aksidenti. Policia Rrugore e Qarkut Durrës këshillon çdo drejtues mjeti që të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
 
Risi është dhe duhet ti sensibilizojmë te gjithë pushuesit qe shkojnë tek Maminas- Gjiri Lalzit dhe anasjelltas ,për arsye se ka shume parakalime qe janë burim aksidenti. Sivjet kemi vendosur shërbime te policisë rrugore me kamera qe do te filmohen dhe video parakalimet e gabuara. Të cilat do vendosen masa administrative në mungese. Ku masa administrative do jete maksimale. Do te ketë për disa parakalime dhe heqje të lejeve të drejtimit në mungesë. Do te njoftohen për masën me njoftimin në adresën e vendosje së masës ne mungese. Nëpërmjet rrjeteve sociale Facbook tek Policia e Durrësit

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/11/2019 - 23:57

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë detaje lidhur operacionin e lirimit të 11-vjeçarit Alvin Berisha nga kampi Al-Hol në Siri.

Postuar: 11/11/2019 - 23:46

Babai i Alvin Berishës, Afrim Berisha nuk tregon shumë nga operacioni, sepse ashtu është porositu

Postuar: 11/11/2019 - 23:26

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar për votimin e dy anëtarëve të rinj të Gj

Postuar: 11/11/2019 - 23:18

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur edhe për krimin e organizuar teksa ishte i ftuar në

Postuar: 11/11/2019 - 23:00

Babai i Alvin Berishës, Afrimi ka treguar detaje nga momentet e para që ka takuar me djalin e tij

Postuar: 11/11/2019 - 22:51

Pas detajeve si u mor Alvin Berisha nga Siria, gazetari investigativ Artan Hoxha ka pyetur Minist

Postuar: 11/11/2019 - 22:45

Avokati Genc Gjokutaj tha se socialistët duan të ‘pushkatojnë’ presidentin Ilr Meta m