Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ç'po ndodh në Shkodër? Arrestohet ish-drejtori i Spitalit Rajonal, mjekë dhe farmacistë (Emrat)

Postuar: 19/09/2018 - 23:33

Prokuroria e Shkodrës, pas një hetimi disa mujor ka dërguar për gjykim 9 mjek dhe drejtues të spitalit të Shkodrës, dhe kërkon që të pezullohen nga detyra.

Sipas Prokurorisë ata në kundër shtim me detyrën e tyre i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemidinamikës.

Njoftimi i policisë:

Pas nje hetimi dymujor te Prokurorise Shkoder ne bashkepunim me drejtorine e policise me kerkese te Prokurorise Shkoder u caktuan dhe ekzekutuan masa sigurie per shtetasit e meposhtem perfshi drejtues te Spitalit Rajonal Shkoder me akuzen per shperdorim detyre:

1-Arrest burg si dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Perparim Cela mjek (caktuar dhe ekzekutuar)
 
LEXO EDHE:
FOTO/ Hajduti ia hedh lehtë:Pagova 100 mijë lekë policin për të mbyllur çështjen. Emrat
2-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” Dh.U (shpallur ne kerkim)
 
3-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Luan Dragusha mjek (caktuar dhe ekzekutuar)
 
4-Arrest shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Karmen Kaculini farmaciste .(caktuar dhe ekzekutuar)
 
5-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Renato Kepi infermier te hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar)
 
6-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per E.S. mjek (shpallur ne kerkim)
 
7-Arrest ne shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar)
 
8-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar)
 
9-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar).
 
Ata ne kundershtim me detyren i kane kerkuar ministrise se Shendetesise materiale te domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikes.
 
Këta shtetas në shkelje të ligjit kanë kërkuar për blerje -tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, pra, shtator-dhjetor 2016, një sasi shume te madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardikirurgjise etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka.
 
Nga verifikimet e kryera rezulton se për vitin 2016 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikësm, shërbimi i kardiologjisë, me një vlerë prej 34 492 870 lekësh, përfshi këtu edhe kontratat për mirëmbajtjen e materialeve të blera
 
Ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore , mjek etj, të realizonte kaq shume ndërhyrje sa stenda, e material të tjera ka blere. Për këtë periudhe kohore ky spital ka realizuar vetëm 3 ndërhyrje. Pra, në fund të vitit 2016, në magazinën, farmacinë e spitalit ka pasur një gjendje stendash, 397 stenda të cilat nëse do të kishin standartet e kërkuara nga ligji duhet te plotësonin nevojat për vitin pasardhës vitin 2017, e shume vite te tjera.
 
Për vitin 2017 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikës, shërbimi i kardiologjisë, me një vlerë prej 23 171 853 lekësh përfshirë këtu edhe kontrata për mirëmbajtjen e materialeve të blera. Planifikimet dhe blerjet për vitin 2017 prej 700 stenda janë bërë duke mos patur parasysh gjëndjen e stokut, afatin e tyre të skadencës së materialeve, kapacitetin e spitalit, ndërhyrjet e planifikuara për atë vit etj.
 
Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë pasi është pranuar kërkesa e Spitalit Rajonal Shkodër janë zhvilluar procedurat e tenderimit të materialeve mjekësore dhe dokumentacioni përkatës pas shpalljes së fituesit është përcjellë në Spitalin Rajonal Shkodër me qëllim lidhjen e kontratës dhe marrjen e materialeve në dorëzim.
 
Shtetasit Edi Smajli, Renato Kepi, Juljana Zhuri, Amanda Matlija, Albana Mehmetaj me detyrë anëtarë të komisionit të marrjes në dorëzim, kolaudimit), rezulton se kanë marrë në dorëzim medikamentet për repartin e Hemodinamikës në kundërshtim me kushtet e kontratave të lidhura në vitin 2016-2017, që përcakton rregullat e marjes në dorëzim në lidhje me datën e skadencës, konkretisht “Data e skadencës në ditën e lëvrimit të mallit, duhet të jetë sa 2/3 e kohës ndërmjet datës së prodhimit dhe asaj të skadencës”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2018 - 17:21

Një i ri është gjetur pa shenja jete në qytetin e Fierit gjatë pasdites së sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’ në qendër të qytetit të Fierit.

Postuar: 18/10/2018 - 17:09

Një trup i pajetë është gjetur sot në Fier, ndërsa sipas dyshimeve të para mendohet se është godi

Postuar: 18/10/2018 - 16:18

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha  është shprehur se e ka marrë malli për një ndeshje histori

Postuar: 18/10/2018 - 15:43

Policia ka arestuar tre persona në Berat pasi vidhnin naftë nga kantiera e një firme gazsjellësi.

Postuar: 18/10/2018 - 15:36

Ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

Postuar: 18/10/2018 - 15:11

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur të enjten, në Qafën e Koshovicës, në

Postuar: 18/10/2018 - 14:48

Pas angazhimit sensibilizues të AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi për r