BREAKING NEWS

“Ilir Meta do t’i shtypë e t’i përdhosë viktimat e tij”, Frrok Çupi zbulon skenarin e presidentit: Çfarë pritet më 2 mars

“Ilir Meta do t’i shtypë e t’i përdhosë
x

Aktualitet

Dalin detaje nga ngjarja në Allias/ Çifti i bashkëshortëve biznesmenë u plagos nga maskat (Emrat)

Dalin detaje nga ngjarja në Allias/ Çifti i bashkëshortëve

Ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në Allias, dyshohet se ka qenë një tentative grabitjeje. Nga të dhënat paraprake mësohet se të shtënat me armë janë dëgjuar nga të gjithë banorët në rrugën “Njazi Meka” dhe ngjarja ka ndodhur brenda vilës së një çifti bashkëshortësh.

Për pasojë ka mbetur i plagosur Petrit dhe Afërdita Laze, burrë e grua të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës por ndodhen në gjendje kritike për jetën. Mësohet se 60-vjeçari Petrit Laze është plagosur me një plumb në bark.

Dyshohet se persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në vilën e çiftit të bashkëshortëve për t’i grabitur, dhe më pas i kanë qëlluar me armë zjarri. Dy të plagosurit kanë në pronësi disa dyqane buke në Tiranë

Identiteti i të plagosurve nuk dihet ende, po ashtu edhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Informacion paraprak nga Policia:

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën pr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.