Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Aktualitet

Dalin detaje për incidentin gjatë konferencës së presidentit Thaçi, prangoset aktivisti i Vetëvendosjes

Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, jepte konferencë për shtyp, u raportua se një grup qytetarësh ishin mbledhur para oborrit të Kuvendit të Kosovës.

Aty kishin reaguar pjesëtarët e mbrojtjes së tij, duke shkaktuar një përleshje mes tyre në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Dalin detaje për incidentin gjatë konferencës së presidentit

Veron Hasani, i cili është aktivist i LVV-së, thuhet se është goditur nga katër persona, të cilët kishin ardhur nga oborri i Kuvendit gjatë kohës që ishte duke mbajtur konferencë presidenti Thaçi.

Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se është ushtruar dhunë ndaj aktivistit të LVV-së.

Dalin detaje për incidentin gjatë konferencës së presidentit

“Disa persona të shërbimit të Presidentit e kanë dëgjuar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij. E kanë kapur pa i kallëzuar arsyen pse është arrestuar dhe kanë filluar ta godasin grushte. Veroni momentalisht është tepër i sulmuar nga njerëzit e panjohur të shërbimit të presidentit. Kjo është dhunë ndaj qytetarëve të Kosovës për shkak se nuk guxojnë me shpreh mendimin për një president, i cili sillet si mbret në institucionet e Kosovës. Kjo është turp”, tha ai.

Një qytetar tjetër tha se është i gatshëm edhe për të dëshmuar për këtë që ka parë sot te sheshi “Ibrahim Rugova”.

“E goditi në kokë njëri prej rojeve a mbrojtjes. E pashë shumë mirë. E qëlloi fort me grusht. Kjo është e vërteta. Jam i gatshëm të dëshmoj”, shtoi ai. /KP/