BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Aktualitet

Dalin detaje të reja nga operacioni ndërkombëtar që u arrestuan 3 personat e shumëkërkuar/ Kokainë me çmim të lartë dhe për klient VIP

Dalin detaje të reja nga operacioni ndërkombëtar që u

Mëngjesin e sotëm falë një operacioni nga ana e FNSH, RENEA-s dhe forcave të tjera policore, ku u bë e mundur arrestimi i disa personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe në kërkim të shtetit italian.

Të tjera detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor ndërkombëtar “ROMANO 2017", ku ranë në pranga tre shqiptarë.

Mësohet se grupi trafikonte kokainë drejt Amerikës së Jugut, Holandës, Gjermanisë dhe Italisë.

Sakaq, bëhet me dije se ata shisnin rreth 100 kg në vit dhe kryesisht për klient vip me çmim të lartë.

Kujtojmë që shqiptarët e arrestuar janë shtetasit Florenc Mema, Demokrat Çizmja dhe Luan Bodlli.

Ndërkohë hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.