BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Aktualitet

Dalin detaje tronditëse nga ngjarja në Durrës/ Po përgatiste një atentat tjetër të bujshëm, si i iku policisë 1 muaj më parë “Juli i Pashakos”

Dalin detaje tronditëse nga ngjarja në Durrës/ Po përgatiste

Ditën e djeshme u mësua se policia ka shpallur në kërkim një tjetër të dyshuar si autor të atentatit ndaj prokurorit Ndoja, shtetasin Julian Sulaj, i njohur si rivali i Aldo Bares, i cili numëron precedentë të mëparshëm penalë dhe cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë.

Sipas Abc news, burime nga grupi hetimor bënë me dije se Sula ishte duke përgatitur një tjetër atentat të bujshëm në një qytet të rendësishëm të vendit, por nuk vijoi me planin e tij pasi kuptoi se policia ishte vënë në ndjekje të tij.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se pasi kuptoi se ishte nën vëzhgim, Juli i Pashakos zhduket në mënyrë të papritur nga zona ku kishte planifikuar atentatin duke u shfaqur sërish në ngjarjen e rëndë të datës 1 nëntor.

Nikla nën rrethim për atentatin, si u zhduk “Juli i Pashakos” para bastisjes nga policia?

Gjatë ditës së djeshme, FNSH dhe RENEA kryen operacione kërkimi për gjetjen e Sulës në disa zona të vendit, i cili thirret ndryshe edhe si “Juli i Pashakos”.

Ka dyshime se pak para të së zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ishte pastruar, duke larguar të gjitha mjetet që shërbejnë për kryerjen e një atentati.

Forcat Operacionale zhvilluan një aksin blic edhe në qytetin e Peqin. Nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati të jenë lokalizuar në atë zonë por operacioni rezultoi pa sukses.

Dyshimet janë se Juli i “Pashkos” siç njihet ndryshe mund të fshihet në zonën e kenetës, ku u kotrollua edhe një banesë që dyshohet se përdorej si bazë nga personat me rekorde kriminale.