Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dalin detajet e ekzekutimi në Shkodër/ Ja çfarë i tha vrasësi, Fatbardh Licit para se ta qëllonte për vdekje me 15 plumba

Postuar: 10/08/2018 - 13:20

Dalin të tjera detaje nga krimi i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, kur shtetasi Fatbardh Liçi u ekzekutua me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në lokal.

Një person i maskuar zbriti nga makina, iu afruar një metër 53-vjeçarit Fatbardh Lici dhe e qëlloi me armë. Por përpara se ta vriste, autori i kishte thënë “të fala” viktimës. Të paktën kështu është shprehur një dëshmitar që ishte aty pranë, raporton ABC News, i cili vetëm kaq kishte mundur të dëgjonte.

Më pas, vrasësi zbrazi 15 plumba me një armë automatike të llojit “Scorpion”. 53-vjeçari Fatbardh Lici ndërroi jetë menjëherë. Ai po pinte kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen Kiras. Viktima është vëllai i Mustafa Licit anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, si dhe kunati i Lulzim Kullës, ndërkohë që shtatë vite më parë, Fatbardh Lici është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 20:13

Banorët e Astirit kanë dalë si çdo mbrëmje në protestë duke bllokuar edhe rrugën nga ku kundërshtojnë projektin që parashikon të shembë banesat dhe bizneset e tyre.

Postuar: 20/04/2019 - 19:34

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Montesilvano, në Itali, pasi dyshohet për

Postuar: 20/04/2019 - 19:00

Në një automjet me targa nga Shqipëria në kalimin kufitar “Bogorodica” Drejtoria e Do

Postuar: 20/04/2019 - 17:20

Tashmë kanë kaluar 10 ditë nga grabitja e bujshme në Rinas dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Postuar: 20/04/2019 - 14:43

Ditën e sotme policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy të rinjve në Shkodër. 

Postuar: 20/04/2019 - 13:18

Një i ri shqiptar është bërë objekt i një grabitje spektakolare në Zvicër.

Postuar: 20/04/2019 - 12:42

Parlamenti i Holandës ditë më parë votoi pro kthimit të regjimit të vizave për shqiptarët dhe kët