
Postuar: 09/10/2019 - 17:07
Iku me leje nga burgu i Rrogozhinës dhe nuk u kthye më.
Sipas informacioneve paraprake, një i dënuar në burgun e Rrogozhinës është deklaruar i arratisur sot nga policia.
Personi nuk është kthyer në qendrën e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë pas përfundimit të lejes të dhënë nga Drejtoria e Burgut. Policia po punon për gjurmimin dhe kapjen e të dënuarit.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/